www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Wagner konfirmon vdekjen e komandanti Prigozhin: E vranë tradhtarët!

Posted on August 24, 2023August 24, 2023 by User User1

Grupi i Wagner konfirmon se Yevgeny Prigozhin ka mbetur i vdekur gjatë rrëzimit të avionit në rajonin Tver, në veri të Moskës.

Përmes një mesazhi në kanalin e Zonës Gri në Telegram, Wagner shkruan:

“Kreu i Grupit Wagner, një Hero i Rusisë, një patriot i vërtetë i Atdheut të tij – Yevgeny Viktorovich Prigozhin vdiq si rezultat i veprimeve të tradhtarëve ndaj Rusisë.

Por edhe në ferr, ai do të jetë më i miri. Lavdi Rusisë.”

Vdekja e Prigozhin është konfirmuar edhe nga autoritetet ruse.
Autoriteti i Aviacionit Civil Rus njofton se Yevgeny Prigozhin dhe komandanti i Wagner, Dmitry Utkin, ishin të dy në bordin e fluturimit të avionit komercial të rrëzuar në veri të Moskës dhe se të gjithë pasagjerët e ndodhur në bord ishin vrarë.
Agjencia Federale e Transportit Ajror ka publikuar gjithashtu një listë të pasagjerëve që ndodheshin në bordin e avionit të rrëzuar:
Yevgeny Prigozhin
Dmitry Utkin
Sergej Propustin
Yevgeny Makaryan
Alexander Totmin
Valeriy Chekalov
Nikolai Matuseev
Anëtarët e ekuipazhit ishin:
Aleksei Levshin, komandant;
Rustam Karimov, bashkë-pilot;
Kristina Raspopova, stjuardesë.

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara