www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Shalqi dhe kastravec, pija e duhur për lëkurë të mirë

Posted on August 24, 2023August 24, 2023 by User User1

I stinës dhe plot shije, shalqiun mund ta gjeni kudo në treg me çmim të ulët.
Ky frut i pasur me vlera ushqyese, vetitë e tij i shtrin deri tek lëkura duke e bërë atë të rrëzëllejë.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, 92 përqind e përmbajtjes së shalqinit është ujë, ndaj ky frut është ideal për hidratimin e organizmit dhe lëkurës.

Shalqini përmban vitaminat A, B6 dhe C të cilat ndihmojnë në mbajtjen e lëkurës të butë e të lëmuar.

Duke përfituar nga rasti që ndodhet në treg ju sugjerojmë ta zgjeroni përdorimin e tij edhe në pijet që konsumoni.

Sot në AgroWeb.org ju këshillojmë që të provoni kombinimin e përkryer dhe antinflamator për lëkurëm atë me shalqi dhe kastravec.

Një burim i mirë vitamine C shumë të nevojshme jo vetëm për lëkurë të mirë, por edhe për mbrojtjen e mirë të organizmit.

Ndiqeni mëposhtë mënyrën e saktë të përgatitjes së këtij lëngu që do t’ju ndryshojë lëkurën në shumë pak kohë.

Përbërësit
120 ml ujë i fteskët
Gjysmë kastraveci
150 gr shalqi
2 lugë gjelle fara chia

Përgatitja

Për të nisur me përgatitjen e këtij lëngu AgroWeb.org ju këshillon të zgjidhni përbërës sa më të freskët e t’i pastroni ata si zakonisht me ujë të bollshëm.

Prijini në copa të vogla dhe hidhini në një mikser si fillim ujin, kastravecin dhe shalqiun.

Përzieni mirë derisa e gjithë masa të jetë shkrirë e në fund shtoni farat chia dhe trazoni edhe një herë të fundit me shpejtësi minimale.

Duke i lënë ato të fryhen 5-10 minuta tek lëngu.

Më pas hidheni lëngun në një gotë dhe konsumojeni të freskët.

Sipas dëshirës mund të shtoni edhe akull bë fund apo teksa e përgatisni tek mikseri.

Mund ta konsumoni çdo mëngjes apo përgjatë ditës si një mënyrë për tu freskuar./AgroWeb.org

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara