www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Në ‘kokërr të shpinës’ mbi 120 orë, rekord i ri në ‘garën e dembelizmit’ në Mal të Zi

Posted on August 24, 2023August 24, 2023 by User User1

Gara në shtrirje, e cila po mbahet në etno-fshatin Brezna të Malit të Zi që ndodhet midis Nikshiçit dhe Pluzhine, sot në mëngjes theu rekord.
Organizatori i garës dhe pronari i etno-fshatit Brezna, Miço Blagojeviç, tha për Anadolu se gjithsej 12 garues qëndrojnë të shtrirë më shumë se 120 orë, duke thyer rekordin e deritashëm të fitueses së garës në vitin 2021, Dubravka Aleksiç nga Podgorica, e cila qëndroi e shtrirë për 117 orë.

Gara filloi të premten në mëngjes ku morën pjesë 21 garues. Në ndërkohë nëntë garues u dorëzuan, kurse 12 të tjerë vazhdojnë betejën për shpërblimin prej 1.000 euro.

Sipas rregullave, garuesve nuk u lejohet të çohen, por mund të flenë, të lexojnë libra, të hanë dhe të pinë. Çdo tetë orë garuesit lejohet të shkojnë në tualet.

Kjo është një garë që e bën Malin e Zi unik në Evropë dhe është veçanërisht interesant për shkak të stereotipit të pranuar për këtë komb se janë dembelë.

Lajmet e fundit…

  • Kaltrina Beqiri: Qeverinë teknike e dërgojmë në histori
  • “Prindërit tanë ranë dëshmorë për gjuhën shqipe”, #Organizatori i protestës së studentëve në Shkup: Kanë frikë se ne fitojmë shumë të drejta
  • PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas afateve kushtetuese
  • Provokimi në Shkup, ministri i Mbrojtjes së RMV përulet me ceremoni para pllakës përkujtimore ku shqiptarët etiketohen si terroristë
  • Edhe pse disа banorë të Çairit kanë kërkuar që mos të mbyllet vendkalimi për këmbësorët pranë Bit-Pazarit, Qyteti i Shkupit është i vendosur të vendosë gardh dhe ta mbyll pergjithmonë

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara