www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

E konfirmuar nga autoritetet ruse: Prigozhin në mesin e dhjetë të vdekurve nga përplasja e avionit

Posted on August 24, 2023August 24, 2023 by User User1

Autoriteti i Aviacionit Civil të Rusisë ka konfirmuar se shefi i grupit mercenar “Wagner”, Yevgeny Prigozhin, është në mesin e dhjetë personave që vdiqën nga përplasja e avionit, mbrëmjen e së mërkurës, në Moskë.

Prigozhin, themeluesi dhe udhëheqësi bombastik i grupit ushtarak privat rus Wagner, ishte dikur një aleat i gjatë i presidentit rus Vladimir Putin, por kjo ndryshoi pasi mercenari nxiti një rebelim të armatosur kundër Kremlinit, raporton CNN, përcjell gazeta online Reporteri.net.

Përplasja e avionit vjen pak muaj pasi Prigozhin e nisi Wagnerin në një marshim drejt Moskës, duke synuar të lagojë Putinin nga pushteti.

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë se gjasat janë që Putini fshihet prapa rrëzimit të avionit, që çoi në vdekjen e rivalit të tij, Prigozhinit.

“Nuk ka shumë gjëra që ndodhin në Rusi, e që Putini nuk fshihet prapa tyre”, deklaroi Biden.

Ndaj Prigozhin dhe Wagner, Shtetet e Bashkuara kanë vendosur një sërë sanksionesh. Fillimisht ato kanë nisur në vitin 2016 për konfliktin në Ukrainë deri sa në shkurt të vitit 2018, Prigozhin dhe 13 shtetas të tjerë u akuzuan se kishin ndërhyrë në zgjedhjet e vitit 2018 në favor të fushatës elektorale të Donald Trump.

Bashkë me Prigozhin, në këtë incident humbën jetën edhe nëntë udhëtarë të tjerë, tre prej të cilëve ishin prej ekipës së ekuipazhit.

Sipas mediumit rus, “Russia-24”, tetë prej tyre u janë gjetur trupat tashmë.

Lajmet e fundit…

  • “Prindërit tanë ranë dëshmorë për gjuhën shqipe”, #Organizatori i protestës së studentëve në Shkup: Kanë frikë se ne fitojmë shumë të drejta
  • PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas afateve kushtetuese
  • Provokimi në Shkup, ministri i Mbrojtjes së RMV përulet me ceremoni para pllakës përkujtimore ku shqiptarët etiketohen si terroristë
  • Edhe pse disа banorë të Çairit kanë kërkuar që mos të mbyllet vendkalimi për këmbësorët pranë Bit-Pazarit, Qyteti i Shkupit është i vendosur të vendosë gardh dhe ta mbyll pergjithmonë
  • BDI nis procedurën për ndryshime kushtetuese

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara