www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Çmimet ‘shkojnë në ajër’ për ta parë Messin në New York, 1,000 për qind më shtrenjtë sesa zakonisht

Posted on August 24, 2023August 24, 2023 by User User1

Për ta parë duke luajtur një super lojtar si Lionel Messin të debutojë në arenën e New York, mund të kushtojë sa një darkë në një restorant të famshëm të këtij vendi.

Messi të shtunën e shënon ndeshjen e parë në kampionatin e rregullt në Major League Soccer, dhe kërkesat për ta parë ka bërë që biletat të kushtojnë 1,000 për qind më shtrenjtë sesa janë zakonisht për New York Bulls.

Çmimi mesatar i një bilete po kushton 483 dollarë. Kjo është shumë më shumë, pasi më herët kushtonte 46 dollarë, shkruan CNN.

Biletat për këtë ndeshje po sillen nga 3,600 dollarë në rreshtin e parë, teksa ka edhe vende të lira, që kushtojnë nga 345 dollarë.

Për New York Bulls, paraqitja e Messit po i bën mirë, pasi po shet biletat më të shtrenjta në një dekadë.

Çmimet për ndeshjet e MLS ku luan Messi janë rritur shumë, që nga koha kur 36-vjeçari shkoi në kontinentin amerikan. Por, ai ka qenë në formë të mirë që nga arritja e tij.

Vikendin e kaluar, ai e ndihmoi Inter Miamin ta fitojë Ligën e Kupës për herë të parë në histori të klubit.

Presioni vetëm po rritet për Messin në vikend, me Inter Miamin që po tenton që të largohet nga vendi i fundit në renditjen e MLS, dhe të tentojë një vend për playoff, duke parë që sezoni po shkon drejt fundit, pasi përfundon në tetor.

Lajmet e fundit…

  • BDI mblidhet në Reçicë! Vetingu dhe reformat në parti temë diskutimi
  • Komuna e Sarajit demant ndaj inspektoratit shtetëror të ndërtimit.
  • Blerim Bexheti: Të ndryshohet edhe flamuri jo vetëm stema dhe himni i Maqedonisë
  • Meidani priti në takim Osmanin: BDI forcë politike pro-evropiane, integrimi dhe progresi kërkojnë vizion
  • Borisov: Deklarata e Mickoskit është një provokim absolut dhe nuk duhet t’i kushtohet vëmendje

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara