www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut u kanë borxh bankava 3.6 miliardë euro

Posted on August 23, 2023August 23, 2023 by User User1

Shkup, 23 gusht – Qytetarët e Maqedonisë së Veriut, por edhe biznesi, dit ditës po ngulfaten në borxhe të ndryshme. Në këtë drejtim më i madh është borxhi i tyre që kanë ndaj bankave.

Sipas Prof. d-r. Sinisha Naumovski, drejtor ekzekutiv në ABIT dhe kontroling profesor në entin gjerman të arsimit të lartë HAJDELBERG Institut në Shkup, qytetarët dhe kompanitë kanë borxh të përgjithshëm në vlerë totale prej 7 miliardë eurove ndaj bankave, transmeton Zhurnal.

“Nga raportet zyrtare të monetaristëve, dërguar publikut profesional, arrita të konkludoj se qytetarët në korrik 2023, u kanë borxh bankave një shumë prej 3.6 miliardë eurove, ndërsa kompanitë u detyrohen pak më pak, ose 3.4. miliardë euro. Së bashku, ata përbëjnë një shifër, do të thoja, të lartë prej 7 miliardë eurosh. Tani, nëse e shikoni nga ana tjetër, totali i aseteve të 13 bankave komerciale në sistemin monetar në RMV arrin në pak më shumë se 11 miliardë euro. Nga kjo, totali i borxhit të qytetarëve dhe kompanive është rreth 63 për qind e totalit të aseteve në nivel të sektorit bankar”, shkruan Naumovski.

Nëse bëjmë një llogritje mesatare, çdo qytetar i Maqedonisë së Veriut mesatarisht ka borxh në vlerë prej rreth 2.000 eurove ndaj bankave.
Sipas tij, këto janë shenja se vendi ynë nuk ëshhtë në pozitë të lakmueshme ekonomike.
“Pra, kemi një vit të vështirë financiar përpara nesh dhe atë pas tij”, konstaton Naumovski në kolumën e tij të cilën të plotë mund ta lexoni në këtë LINK./Zhurnal

Lajmet e fundit…

  • BDI mblidhet në Reçicë! Vetingu dhe reformat në parti temë diskutimi
  • Komuna e Sarajit demant ndaj inspektoratit shtetëror të ndërtimit.
  • Blerim Bexheti: Të ndryshohet edhe flamuri jo vetëm stema dhe himni i Maqedonisë
  • Meidani priti në takim Osmanin: BDI forcë politike pro-evropiane, integrimi dhe progresi kërkojnë vizion
  • Borisov: Deklarata e Mickoskit është një provokim absolut dhe nuk duhet t’i kushtohet vëmendje

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara