www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Putin: Ndikimi i grupit BRICS në zhvillimet në botë po bëhet vazhdimisht më i fortë

Posted on August 23, 2023August 23, 2023 by User User1

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në Ukrainë filloi për shkak të hapave të ndërmarrë nga vendet perëndimore dhe sipas tij vetëm një gjë përcakton veprimet e tyre në Ukrainë, “ndalimi i luftës së nisur nga Perëndimi dhe elementët e saj ukrainasë kundër njerëzve që jetojnë në Donbas”, transmeton Anadolu.

Putin mori pjesë në takimin e liderëve të mbajtur në kuadër të Samitit të 15-të të grupit BRICS të mbajtur në Johannesburg, Afrika e Jugut, përmes video-konferencës. Në fjalën e tij, Putin tha se BRICS ka fituar një pozicion të respektueshëm në arenën globale.

“Ndikimi i BRICS në zhvillimet në botë po bëhet vazhdimisht më i fortë. Ndërsa Bashkimi ka një drejtim strategjik për të ardhmen, ai përmbush kërkesat e shumicës dërrmuese të bashkësisë ndërkombëtare, përkatësisht shumicës globale”, tha Putin.

Duke theksuar se vendet e BRICS mbështesin rendin botëror shumëpolar, Putin tha se, “Ne jemi kundër çdo lloj hegjemonie që disa vende promovojnë për privilegjet e tyre dhe që bazohet në vazhdimin e neo-kolonializmit”.

Duke thënë se kjo dëshirë për hegjemoninë çoi në krizën në Ukrainë, Putin theksoi: “Me ndihmën e vendeve perëndimore u krye një grusht shteti antikushtetues në këtë vend dhe më pas u nis një luftë brutale për tetë vjet kundër atyre që nuk pranuan këtë grusht shteti”.

Duke shpjeguar se Rusia ka vendosur të mbështesë ata që “luftojnë për kulturën dhe gjuhën e tyre” në Ukrainë, Putin tha: “Një gjë përcakton veprimet tona në Ukrainë, t’i japim fund luftës së nisur nga Perëndimi dhe satelitët e tij ukrainas kundër njerëzve që jetojnë në Donbas”.

Putin falënderoi gjithashtu vendet e BRICS për përpjekjet e tyre për të zgjidhur krizën në Ukrainë.

Propozimi për mbajtjen e Samitit të BRICS në Kazan në 2024

Duke theksuar se vendet e BRICS tejkalojnë vendet e G7 për sa i përket barazisë së fuqisë blerëse, Putin tha: “Bashkëpunimi BRICS po forcohet në fusha të tilla si diversifikimi i zinxhirëve të furnizimit, de-dollarizimi dhe kalimi në monedhat kombëtare në tregtinë e ndërsjellë, ekonominë digjitale, mbështetjen e sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe transferimin e drejtë të teknologjisë”.

Ai theksoi rëndësinë e krijimit të rrugëve të reja, të sigurta të anijeve dhe tha se Korridori Veri-Jug do të krijojë lidhje midis porteve veriore të Rusisë dhe Gjirit Persik dhe Oqeanit Indian.

Putin propozoi që në tetor Samiti i BRICS të mbahet në Kazan, kryeqyteti i Republikës Tatarstan të Federatës Ruse dhe vitin e ardhshëm të mbahet në Rusi.

Lajmet e fundit…

  • BDI mblidhet në Reçicë! Vetingu dhe reformat në parti temë diskutimi
  • Komuna e Sarajit demant ndaj inspektoratit shtetëror të ndërtimit.
  • Blerim Bexheti: Të ndryshohet edhe flamuri jo vetëm stema dhe himni i Maqedonisë
  • Meidani priti në takim Osmanin: BDI forcë politike pro-evropiane, integrimi dhe progresi kërkojnë vizion
  • Borisov: Deklarata e Mickoskit është një provokim absolut dhe nuk duhet t’i kushtohet vëmendje

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara