www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Përleshja me hunj e shkopa bejsbolli në Kavajë, reagon policia: Ja kush janë autorët!

Posted on August 23, 2023August 23, 2023 by User User1

Policia e Kavajës ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur sot në këtë qytet ku disa të rinj janë përleshur mes tyre, ndërsa është dhunuar me sende të forta një 49-vjeçar.

Sipas bluve të qytetit, po punohet për kapjen e autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje, përkatësisht D. H., 23 vjeç , dhe Q. B., rreth 35 vjeç, ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij konflikti.

Kavajë/Informacion paraprak: Rreth orës 20:15, në lagjen nr. 1 Kavajë, dyshohet se shtetasit D. H., 23 vjeç , dhe Q. B., rreth 35 vjeç,  janë konfliktuar me sende të forta me shtetasin Z. L., 49 vjeç. 

Si pasojë e konfliktit shtetasi Z. L., është dëmtuar dhe po merr ndihmën mjekësore në spitalin e Kavajës, jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë po kontrollojnë zonën për lokalizimin dhe kapjen e  dy autorëve të dyshuar.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kavajës.

Lajmet e fundit…

  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve
  • Kryeministri pret që Radev të diskutojnë për të gjitha temat! Për shkak të LSDM-së, Mickoski s’pret përmirësim të marrëdhënieve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara