www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Osmani fillon ditën me Borellin. Mos të lejojmë kthim mbrapa nga integrimi evropian

Posted on August 23, 2023August 23, 2023 by User User1

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani në kuadër të vizitës së punës në Spanjë, zhvilloi takim me përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri dhe nënkryetar i Komisionit Europian, Zhozep Borrell. Në fokus të bisedimeve ishte dosja europiane e Maqedonisë së Veriut, me ç’rast Osmani e informoi shefin e diplomacisë europiane për rrjedhën e debatit parlamentar me qëllim miratimin e ndryshimeve kushtetuese, si obligim i ndërmarrë në rrugën e pandërprerë të vendit drejt anëtarësimit të plotë në BE, kumtoi MPJ.

Me miratimin e ndryshimeve kushtetuese, Maqedonia e Veriut dëshmon se është e gatshme për anëtarësim në Bashkimin Europian dhe pret nga Unioni që negociatat për anëtarësim të përfundojnë deri në fund të vitit 2030. Prandaj, as vendi dhe as Unioni nuk duhet të lejojnë ndonjë kthim të mundshëm mbrapa nga ky qëllim”, tha Osmani.

Duke e siguruar Borrellin për përpjekjet maksimale të Qeverisë për europianizimin e të gjithë sistemit politik përmes reformave të domosdoshme tashmë të përcaktuara, të pasqyruara në raportet pozitive të Komisionit Europian, Osmani e përshëndeti Planin e ri Zhvillimor të Komisionit Europian si përgjigje në kohë ndaj kërkesës sonë për më shumë integrim dhe përfitime për qytetarët tanë në rrugën drejt anëtarësimit.

“Më shumë integrim përpara vetë anëtarësimit në BE është në interesin tonë, por edhe në interesin e Unionit: Partner më i zhvilluar sot, aleat më i dobishëm nesër”, theksoi Osmani në takimin me Borrellin.

Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime edhe për tema të tjera aktuale, me theks në zhvillimet e fundit në rajon, ashtu si edhe për bashkëpunimin ndërmjet Unionit dhe OSBE-së, të cilën e kryeson ministri Osmani, thuhet në kumtesën e MPJ-së. 

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara