www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Kurti për darkën jo-formale në Athinë: Një hap tjetër drejt avancimit të marrëdhënieve Kosovë – Greqi

Posted on August 23, 2023August 23, 2023 by User User1

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e radhës së Qeverisë së Kosovës ka informuar ministrat e kabinetit për takimet e mbajtura në fillim të kësaj jave në Athinë midis udhëheqësve të institucioneve kryesore të Bashkimit Evropian dhe krerëve të shteteve ose qeverive të Ballkanit Perëndimor.

Për Kosovën, sipas Kurtit, pjesëmarrja në Athinë dhe takimet e nivelit të lartë në Pallatin Maximus në Greqi përbëjnë edhe një hap tjetër drejtë avancimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe shtetit helen.

Kurti ndër të tjera ka bërë të ditur se në takimet bilaterale dhe në darkën e përbashkët i ka njoftuar pjesëmarrësit se de-eskalimi në katër komunat në Veri ka qenë rezultat në njërën anë i arrestimit të elementeve të dhunshme që sulmuan zyrtarët policorë, ushtarët e KFOR-it dhe gazetarët si dhe në anën tjetër i largimit të një pjese të ekstremistëve të dhunshme për në Serbi.

“Tani duhet parandaluar ri-eskalimi. Nëse nuk ka protesta të dhunshme të planifikuara dhe të organizuara nga Beogradi nuk ka eskalim në Veriun e Kosovës. Kosova është gjithashtu është duke zbatuar me përpikëri dakordimin e Bratisllavës së 10 korrikut”, ka thënë Kurti.

Shefi i Qeverisë ndër të tjera në darkën joformal me liderë ballkanik ka theksuar se anëtarësimi i Kosovës në Bashkimin Evropian nuk ka alternativë.

“Të gjitha shtetet që aspirojnë në BE duhet ta zbatojnë demokracinë, sundimin e ligjit, respektimin e të drejtave të njeriut, dhe fqinjësinë e mirë. Për fqinjësi të mirë, demokratike dhe evropiane është e domosdoshme njohja reciproke dejure dhe defacto, si dhe të drejtat e pakicave në mënyrë simetrike sipas konventave evropiane”, ka thënë Kurti.

/koha.mk

Lajmet e fundit…

  • Kaltrina Beqiri: Qeverinë teknike e dërgojmë në histori
  • “Prindërit tanë ranë dëshmorë për gjuhën shqipe”, #Organizatori i protestës së studentëve në Shkup: Kanë frikë se ne fitojmë shumë të drejta
  • PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas afateve kushtetuese
  • Provokimi në Shkup, ministri i Mbrojtjes së RMV përulet me ceremoni para pllakës përkujtimore ku shqiptarët etiketohen si terroristë
  • Edhe pse disа banorë të Çairit kanë kërkuar që mos të mbyllet vendkalimi për këmbësorët pranë Bit-Pazarit, Qyteti i Shkupit është i vendosur të vendosë gardh dhe ta mbyll pergjithmonë

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara