www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Gravina i kundërpërgjigjet Mancinit: Nuk i kam ndërhyrë në formacion

Posted on August 23, 2023August 23, 2023 by User User1

Roberto Mancini u largua në mënyrë befasuese nga Përfaqësuesja e Italisë ditë më parë.
Tekniku italian ka thyer heshtjen teksa ka thënë deri te ky vendim erdhi pasi presidenti i FIGC, Gabriele Gravina iu përzihej edhe në formacion.

Nuk ka vonuar shumë dhe ka ardhur kundërpërgjigja nga Gravina, teksa ka thënë se asnjëherë nuk ka zbritur në fushë dhe nuk i ka ndërhyrë në punën e tij.

“Nuk dua të bëj shumë polemika në lidhje me Mancinin. Por, më duhet të them së bëri disa deklarata që ishin ofensive ndaj meje. Unë nuk kurrë nuk kam zbritur në fushë që t’i ndërhyj atij në punë, nuk i kam sugjeruar asnjë lojtar dhe nuk i kam ndërhyrë kurrë në formacion. Nuk i meritoja ato fjalë”.
“Megjithatë, përtej të gjithave nuk e mohoj sërish se kam një miqësi të mirë me Mancinin. Kam pasur besim të plotë te Mancini, e kam treguar me vepra këtë”.

“Kur u mposhtëm nga Maqedonia e Veriut në Palermo dhe mbetëm jashtë Botërorit, unë dola në konferencë së bashku me Mancinin. Nuk e pata problem të dilja edhe unë në atë moment, vetëm të mos e lija vetëm”.
“Nëse nuk do të kisha besim nuk do t’i zgjasja kontratën deri në vitin 2026 dhe as nuk do ta emëroja si përgjegjës për sektorin e të rinjve”.

“Ende nuk e di pse Mancini foli në atë mënyrë dhe nuk e di nëse i mendon vërtet ato që thotë”, deklaroi i pari i futbollit italian.

Lajmet e fundit…

  • Shkarraviti “Kosova është Serbi” në veturën me targa kosovare, serbit i caktohet paraburgim nga gjykata në Kroaci
  • Kaltrina Beqiri: Qeverinë teknike e dërgojmë në histori
  • “Prindërit tanë ranë dëshmorë për gjuhën shqipe”, #Organizatori i protestës së studentëve në Shkup: Kanë frikë se ne fitojmë shumë të drejta
  • PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas afateve kushtetuese
  • Provokimi në Shkup, ministri i Mbrojtjes së RMV përulet me ceremoni para pllakës përkujtimore ku shqiptarët etiketohen si terroristë

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara