www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Escobar nesër në Shkup, do të takohet edhe me Mickoskin

Posted on August 23, 2023August 23, 2023 by User User1

Zëvendësndihmës Sekretar i Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Eskobar më 24 dhe 25 gusht do të jetë për vizitë zyrtare në Shkup, i cili do të takohet me presidentin Stevo Pendarovski, dhe kryeministrin e vendit Dimitar Kovaçevski. Eskobar do të zhvillojë takim edhe me liderin e opozitës maqedonase VMRO-DPMNE-së, Hrisitjan Mickoski, në tentim për ta bindur që t’i votojnë ndryshimet kushtetuese.
Diplomati i lartë amerikan është për vizit në vend, një javë pasi në Kuvend filloi procedura për ndryshimet kushtetuese, me të cilat, ndër të tjera, bullgarët do të duhet të përfshihen në preambulën e vendit.
Ndryshimet Kushtetuese janë të nevojshme për të vazhduar procesin e integrimit evropain të vendit. Për të miratuar nevojën për ndryshime në Kushtetutë, duhet të votojnë 80 deputetë, pra dy të tretat e gjithsej 120 deputetëve.
Qeveria pretendon se ka mbështetjen e 72 deputetëve dhe se i duhen tetë të tjerë për një shumicë prej dy të tretash. Por në votimin e datës 18 gusht për përcaktimin e rendit të ditës së seancës votuan 70 deputetë. /SHENJA/

Lajmet e fundit…

  • BDI mblidhet në Reçicë! Vetingu dhe reformat në parti temë diskutimi
  • Komuna e Sarajit demant ndaj inspektoratit shtetëror të ndërtimit.
  • Blerim Bexheti: Të ndryshohet edhe flamuri jo vetëm stema dhe himni i Maqedonisë
  • Meidani priti në takim Osmanin: BDI forcë politike pro-evropiane, integrimi dhe progresi kërkojnë vizion
  • Borisov: Deklarata e Mickoskit është një provokim absolut dhe nuk duhet t’i kushtohet vëmendje

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara