India është pak orë larg tentimit për të zbarkuar një mjet hapësinor në hënë këtë të mërkure. India e ka parë këtë mision si krucial për suksesin e saj hapësinor vetëm disa ditë pasi një mision i ngjajshëm i Rusisë dështoi pas përplasjes së anijes së saj kozmike në hënë, transmeton Gazeta Metro.
Organizata Indiane për Kërkim Hapësinor (ISRO) kanë thënë se anija kozmike e tyre Chandrayaan-3 do të tentoj të zbarkoj në polin jugor të hënës të mërkurën më pak se një javë pas dështimit për ta bërë një gjë të tillë anija ruse Luna-25.
Chandrayaan në gjuhen hindi do të thotë ‘motor hëne’ dhe kjo do të jetë tentimi i dytë i tyre për ta zhvilluar këtë mision me sukses, raporton Reuters.
Të mërkurën, ISRO ka thënë se është gati ta aktivizojë procesin automatik të zbarkimin ku algoritmi që lëshohet merr përsipër procesin.