Qyteti i Shkupit ka filluar punët ndërtimore për rindërtimin e rrugës “808” në komunën e Gazi Babës, e cila është në kompetencë të qytetit. Për rindërtimin e kësaj rruge ka paralajmëruar kryetarja e qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, gjatë inspektimit të sotëm për fillimin e aktiviteteve ndërtimore në terren, ku tha se kjo rrugë është në gjendje katastrofike dhe nuk është rikonstruktuar me dekada.
– Rruga “808” është një nga rrugët më të frekuentuara në këtë pjesë të komunës së Gazi Babës dhe përgjatë saj lëvizin një numër i madh kamionësh sepse është zonë industriale. Muajin e kaluar në këtë lokacion është kryer rikonstruksioni i rrjetit të ujësjellësit dhe atij atmosferik dhe krahas rikonstruksionit të rrugës në një sipërfaqe prej 9200 metrash dhe 1000 metra gjatësi, po ndërtohen edhe shtigje për këmbësorët dhe biçikletat në të dy anët e rrugës – tha kryetarja Arsovska.
Rikonstruksioni u krye në një shtrirje nga kryqëzimi me rrugën 16 Makedonska Brigada (në bazën qendrore të Brigadës së Zjarrfikësve) deri në kryqëzimin me Bulevardin Kiro Gligorov. Ky është realizimi i një tjetër projekti nga programi “Për Shkupin modern”, projekt i kërkuar nga qytetarët me dekada. Punët ndërtimore për rindërtimin e rrugës “808” i kryen ndërmarrja publike “Rrugë dhe rugica’’ Shkup.


