www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Pse po heshtë kreu shtetëror ndaj këcënimeve serbe, për Kurtin u trazuan si të ‘çmendur’?

Posted on August 22, 2023August 22, 2023 by User User1

Shkruan: Muhamer Pajaziti

Ministri serb i mbrojtjes, Millosh Vuçeviç kërcënoi hapur Maqedoninë e Veriut dhe për çudi nuk kemi asnjë reagim nga presidenti i vendit, Stevo Pendarovski, kryeministri Dimitar Kovacevski.

Nuk pati reagime as nga partitë maqedonase, VMRO-DPMNE, E Majta apo edhe parti tjera që thirren evropiane, që për vizitën e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti reaguan të frustruar, tërbuar, duke përdorur edhe linçime publike me non grata e lloj lloj budallallëqe.

Për Kurtin, i cili erdhi të promovoj një rrugë, e cila do të lehtësoj qarkullimin e lirë të njerëzve dhe mallrave mes dy vendeve, u trazuan të gjithë, e që disa nëpër debate e forume sociale nuk lanë pa i thënë edhe fashist e nacionalist dhe tani kur një shtet fqinj kërcënon hapur integritetin territorial të vendit, Shkupi pllakoset nga heshtja.

Tani kush paska pretendime territoriale, Serbia e cila po kërcënon hapur dhe e cila në shumë platforma nacionaliste e quan Maqedoninën, Serbia e Jugut, apo Kosova dhe Shqiptarët, të cilët po ndërtojnë autostrada dhe ura lidhëse drejtë Maqedonisë.

Maqedonasit duhet ta kuptojnë se shqiptarët janë një popull paqësor dhe se kur nuk kanë nisur luftra për pretendime territoriale. Luftrat e tyre historikisht kanë qenë për liri dhe në mbrojtje të pragut të tyre të shtëpisë./zhurnal

Lajmet e fundit…

  • Studentët kërkojnë zbatim të të drejtave ligjore, reagon Rafis Aliti ndaj Mickoskit
  • Studentët shqiptarë protestojnë sot në Shkup
  • VLEN-i sot si Lidhja Komuniste e Jugosllavisë dikur, kundër studentëve, në anën e pushtetit
  • Diaspora shqiptare në Australi ngre alarmin: Gjuha shqipe nuk negociohet!
  • THIRRJE PËR PROTESTË: Studentët shqiptarë marshojnë në Shkup për Provimin e Jurisprudencës

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara