www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Nikolloski: Albin Kurti, politikani shqiptar më i popullarizuar! Mbështet të gjithë që janë kundër BDI-së dhe Ali Ahmetit

Posted on August 22, 2023August 22, 2023 by User User1

Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikolloski në “Summer Click” në TV21 thotë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dha mesazh të qartë se mbështet të gjithë ata që janë kundër BDI-së dhe Ali Ahmetit.

“Ajo që ndodh në skenën politike te shqiptarët në Maqedoni ka ndikim në Kosovë dhe ajo që ndodh në skenën politike në Kosovë, ndikon në Maqedoni. Vizita e kryeministrit Kurti në Maqedoni, që për momentin sipas gjitha hulumtimeve të mendimit publik, është politikani me më tepër popullaritet në Ballkan, ka pasur porosi të qartë politike për gjithsecilin që pak kupton politikë, ndërsa kjo është mbështetje e qartë ndaj të gjithëve që janë kundër BDI-së dhe Ali Ahmetit”, tha Nikollovski.

Nikollovski thotë se ngjarjet politike në Maqedoni ndikojnë në Kosovës dhe anasjelltas. Ai thotë se shqiptarët e Maqedonisë janë shumë më tepër të lidhur me shqiptarët e Kosovës sesa me të Shqipërisë.

“Është fakt se shqiptarët që jetojnë në Maqedoni janë më të lidhur me shqiptarët që jetojnë në Kosovës, shumë më tepër se me shqiptarët e Shqipërisë. Kjo është natyrale pasi për herë të parë në vitin 1991 ka pasur kufi, më herët edhe në Jugosllavinë e Titos dhe në atë të Mbretërisë, më herët në Perandorinë Osmanie, nuk ka pasur kufi, është natyrale që ka interakcion, familje, dasma, etj”, tha Nikollovski./tv21.tv

Lajmet e fundit…

  • Kaltrina Beqiri: Qeverinë teknike e dërgojmë në histori
  • “Prindërit tanë ranë dëshmorë për gjuhën shqipe”, #Organizatori i protestës së studentëve në Shkup: Kanë frikë se ne fitojmë shumë të drejta
  • PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas afateve kushtetuese
  • Provokimi në Shkup, ministri i Mbrojtjes së RMV përulet me ceremoni para pllakës përkujtimore ku shqiptarët etiketohen si terroristë
  • Edhe pse disа banorë të Çairit kanë kërkuar që mos të mbyllet vendkalimi për këmbësorët pranë Bit-Pazarit, Qyteti i Shkupit është i vendosur të vendosë gardh dhe ta mbyll pergjithmonë

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara