www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Mexhiti: Për herë të parë është blerë ilaç për pacientët me sëmundje të rralla “Akondroplazia”

Posted on August 22, 2023August 22, 2023 by User User1

Për herë të parë, është prokuruar ilaç për pacientët me sëmundje të rralla Akondroplazia, njoftoi ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti. Ilaçi Vosoritide është dorëzuar në Klinikën Universitare për Sëmundjet e Fëmijëve dhe është siguruar për tre pacientë, siç kërkohet nga vetë klinika.
“Me kënaqësi të madhe mund t’ju informoj se tre fëmijë të guximshëm, me sëmundje të rrallë, morën ilaçin e nevojshëm që do të ndikojë në përmirësimin e cilësisë së jetës së tyre. Për herë të parë me një prokurim publik për sigurimin e barnave për sëmundje të rralla për vitin 2023, është prokuruar një bar për pacientët me sëmundje të rralla Achondroplasia”, njoftoi Mexhiti në faqen e tij zyrtare në Facebook.

Për blerjen e ilaçit Vosoritide, në Buxhetin e Programit për trajtimin e personave me sëmundje të rralla janë siguruar edhe 50 milionë denarë shtesë.
Ilaçi është thelbësor për trajtimin e sëmundjes dhe ndikon në stimulimin e zhvillimit të pacientëve me akondroplazi, një sëmundje që manifestohet me një rritje te ulët, e cila shfaqet menjëherë pas lindjes./almakos

.

Lajmet e fundit…

  • Studentët kërkojnë zbatim të të drejtave ligjore, reagon Rafis Aliti ndaj Mickoskit
  • Studentët shqiptarë protestojnë sot në Shkup
  • VLEN-i sot si Lidhja Komuniste e Jugosllavisë dikur, kundër studentëve, në anën e pushtetit
  • Diaspora shqiptare në Australi ngre alarmin: Gjuha shqipe nuk negociohet!
  • THIRRJE PËR PROTESTË: Studentët shqiptarë marshojnë në Shkup për Provimin e Jurisprudencës

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara