www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Kovaçevski-Zelensky: Maqedonia e Veriut do të vazhdojë të ndihmojë Ukrainën

Posted on August 22, 2023August 22, 2023 by User User1

Shkup, 22 gusht – Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski në kuadër të vizitës së tij në Athinë, ka takuar sot presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në të cilën biseduan për luftën në Ukrainë, njoftojnë nga shtypi i Qeverisë.

Në takim, theksojnë nga shtypi i Qeverisë, Kovaçevski theksoi mbështetjen e vazhdueshme që RMV jep për Ukrainën në përpjekjet për mbrojtjen e vendit dhe rivendosjen e lirisë dhe paqes, e me këtë edhe të stabilitetit në rajon.

“Duke dënuar agresionin brutal ushtarak të kryer nga Rusia kundër Ukrainës së pavarur dhe sovrane, Kovaçevski përsëriti se Maqedonia e Veriut do të vazhdojë me mbështetjen e qartë dhe të fortë për Ukrainën, në vetëmbrojtjen e saj dhe mbrojtjen e pavarësisë, sovranitetit dhe integritetit territorial. Maqedonia e Veriut e manifeston qartë këtë qasje si në baza dypalëshe ashtu edhe brenda NATO-s, si dhe duke iu bashkuar Deklaratës së vendeve të G7 për garancitë e sigurisë për Ukrainën”, thuhet në njoftim.

Kovaçevski, shtojnë nga atje, theksoi se Maqedonia e Veriut do të vazhdojë të ndihmojë Ukrainën për aq kohë sa të jetë e nevojshme, duke dërguar ndihma në Ukrainë, siç ka bërë deri më tani.

/koha.mk

Lajmet e fundit…

  • Studentët kërkojnë zbatim të të drejtave ligjore, reagon Rafis Aliti ndaj Mickoskit
  • Studentët shqiptarë protestojnë sot në Shkup
  • VLEN-i sot si Lidhja Komuniste e Jugosllavisë dikur, kundër studentëve, në anën e pushtetit
  • Diaspora shqiptare në Australi ngre alarmin: Gjuha shqipe nuk negociohet!
  • THIRRJE PËR PROTESTË: Studentët shqiptarë marshojnë në Shkup për Provimin e Jurisprudencës

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara