1. Jeni empatikë
Empatia, e përshkruar zakonisht si aftësia për të përjetuar gjërat nga këndvështrimi i dikujt tjetër, është një komponent kyç i inteligjencës emocionale.
Inteligjenca emocionale i referohet aftësisë tuaj për të kuptuar emocionet dhe për t’i shprehur ato në mënyra të shëndetshme dhe produktive.
Njohja e emocioneve tuaja është një hap i parë i rëndësishëm; megjithatë, njerëzit me inteligjencë të lartë emocionale në përgjithësi kanë një vetëdije mjaft të mirë për atë që mendojnë dhe ndjejnë të tjerët gjithashtu.
2. Ju vlerësoni vetminë
Keni nevojë për shumë kohë për t’u çlodhur dhe për t’u rimbushur vetë? Teksa shumë persona e konsiderojnë si shkak i të qenit introvert, shumë nuk e dinë se është një dëshmues i inteligjencës.
Sipas një studimi të vitit 2016, duke parë ndikimin e mundshëm të miqësisë, dendësisë së popullsisë dhe inteligjencës në lumturinë, njerëzit me inteligjencë më të madhe ndiheshin më pak të kënaqur me jetën kur kalonin më shumë kohë duke u shoqëruar me miqtë.
3. Ju keni një ndjenjë të fortë të vetë-njohjes
Njohja e asaj që ju nevojitet nga ndërveprimet tuaja është vetëm një pjesë e vetëdijes.
Ndjenja juaj personale e identitetit lidhet gjithashtu me perceptimin tuaj për karakterin tuaj, qëllimet dhe objektivat që keni në jetë.
Një ndjenjë e zhvilluar mirë e vetvetes sinjalizon një nivel të lartë inteligjence, pasi një vetë-identitet i fortë zakonisht nënkupton që ju ndiheni të sigurt në atë që jeni, i njihni aftësitë tuaja he keni besim për të bërë zgjedhje që pasyqrojnë bindjet që keni.
4. Ju gjithmonë dëshironi të dini më shumë
Ndoshta shpjegimet e thjeshta nuk ju kënaqin kurrë. Ju pëlqen leximi, arti dhe eksplorimi i gjuhëve dhe kulturave të tjera.
Ju bëni pyetje të menduara që prekin thelbin e një çështjeje, kaloni orë të tëra duke u gërmuar në minierat e internetit për të eksploruar një interes të ri ose i ndani gjërat thjesht për të parë se si funksionojnë.
Kurioziteti juaj mund të shfaqet gjithashtu si një interes për jetën dhe përvojat e të tjerëve. Këto tipare, së bashku me mendjen e hapur dhe gatishmërinë për të vënë në dyshim bindjet tuaja, bien nën ombrellën e hapjes ndaj përvojës, një tipar personaliteti inteligjent.
5. Ju vëzhgoni dhe fiksoni
E lavdëruar shpesh për aftësitë tuaja të vëzhgimit? Ndoshta ju nuk jeni saktësisht Sherlock Holmes, por duke vënë re se çfarë ndodh përreth jush mund të tregojë inteligjencë.
Në fakt, aftësia për të vërejtur dhe vëzhguar mund të lidhet me lloje të ndryshme të inteligjencës:
Ndoshta vëzhgimet tuaja shfaqen në punën tuaj krijuese. Këto janë elemente të inteligjencës hapësinore-vizuale.
Kujtim i mirë për gjërat që lexoni apo dëgjoni? Kjo është inteligjenca juaj verbale-gjuhësore në punë.