www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Fero largohet nga muzika i përkushtohet fesë

Posted on August 22, 2023August 22, 2023 by User User1

Fero ka njoftuar se nuk do të merret me muzikë, kjo për siç thotë, sepse do t’i përkushtohet fesë islame. Thotë se ka fituar bindjen se muzika është haram dhe ka kërkuar nga fansat e tij të mos i dëgjojnë më këngët e tij, përcjell TV21.

Njoftimi i plotë i Feros (pa ndërhyrje):

“Përshëndetje miq , deshta t’ju njoftoj se kohëve të fundit kam pasur disa sfida në jetën time , të cilat me ndihmën e Allahut i kam kalu. Unë kam vendosur që përfundimisht të largohem prej muzikës, arsyeja kryesore është se kohëve të fundit kam studiuar rreth Fejës Islame dhe më është bërë e çartë se muzika është e ndaluar në islam.

Për këtë arsye kam vendosur që ta lë muzikën dhe t’i përkushtona fejës islame dhe familjes time.

Unë dua t’ju njoftoj se falem 5 herë në ditë, dhe pendohem te Allahu Krijuesi i gjithësisë për çdo këngë që e kam kënduar.

Dhe çdo tekst që e kam shkruar, pastaj i kërkoj falje familjes time dhe gjithkujt që i kam bë padrejtësi , ju kërkoj që t’ma bëni hallall.

Unë kam një mesazh për çdo kënd që dëgjon këngët e mija le t’i fshin ato këngë ose mos t’i dëgjon asniher, le të largohet nga kjo gjë e kotë.

Secili njeri është i lirë të zgjedh mënyrën se si ta jeton jetën e tij.

Gjithashtu ju thërras të gjithë juve që të falni namazin ndiqni shembullin tim të udhëzimit dhe të largoni nga shembulli i devijimit

E di se do të ketë njerëz që do t’më paragjykojnë , do të thonë se a e dini se çfarë mëkate ke bë etj etj mirëpo mua më mjafton fjala e Allahut të Lartësuar: “Thuaj: “O robërit e Mi, ju që e keni ngarkuar veten me shumë gabime, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së Allahut, se vërtet Allahu i fal të gjitha mëkatet.”

Ez Zumer 53.

Me respekt Feronit Shabani”. 

Lajmet e fundit…

  • BDI mblidhet në Reçicë! Vetingu dhe reformat në parti temë diskutimi
  • Komuna e Sarajit demant ndaj inspektoratit shtetëror të ndërtimit.
  • Blerim Bexheti: Të ndryshohet edhe flamuri jo vetëm stema dhe himni i Maqedonisë
  • Meidani priti në takim Osmanin: BDI forcë politike pro-evropiane, integrimi dhe progresi kërkojnë vizion
  • Borisov: Deklarata e Mickoskit është një provokim absolut dhe nuk duhet t’i kushtohet vëmendje

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara