www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Ageler: Prosperiteti dhe siguria e Maqedonisë qëndron në integrimin e vendit në BE

Posted on August 22, 2023August 22, 2023 by User User1

Besoj se prosperiteti dhe siguria e këtij vendi qëndron në anëtarësimin dhe integrimin e tij në Bashkimin Evropian dhe me të vërtetë shpresoj se politikanët nga të gjitha partitë politike në vend do të punojnë në arritjen e kësaj, deklaroi ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Anxhela Ageler.

E pyetur për qëndrimin e saj në lidhje me procesin për ndryshime kushtetuese, Ageler tregoi se nuk i takon asaj të flasë për këtë, por që qytetarët duhet t’ua bëjnë me dije politikanëve se ata duan të jenë pjesë e BE-së.

“Unë me të vërtetë mendoj se nuk më takon mua të flas se si po shkon procesi i ndryshimeve kushtetuese. Unë jam ambasador i SHBA-së. Ne nuk jemi pjesë e Bashkimit Evropian, por kur shoh kufirin dhe numrin e madh të automjeteve që hyjnë e dalin, besoj se prosperiteti dhe siguria e këtij vendi qëndron në pranimin dhe integrimin e tij në Evropë dhe shpresoj shumë që politikanët nga të gjitha partitë politike në vend do të punojnë për realizimin e saj. Kufiri me Greqinë na kujton vendimet e vështira që ky vend ka marrë tashmë, dhe e di që edhe kjo është e vështirë, por inkurajoj qytetarët që t’ua bëjnë të ditur politikanëve të tyre se duan të jenë pjesë e BE-së”, tha Ageler.

Lajmet e fundit…

  • Kaltrina Beqiri: Qeverinë teknike e dërgojmë në histori
  • “Prindërit tanë ranë dëshmorë për gjuhën shqipe”, #Organizatori i protestës së studentëve në Shkup: Kanë frikë se ne fitojmë shumë të drejta
  • PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas afateve kushtetuese
  • Provokimi në Shkup, ministri i Mbrojtjes së RMV përulet me ceremoni para pllakës përkujtimore ku shqiptarët etiketohen si terroristë
  • Edhe pse disа banorë të Çairit kanë kërkuar që mos të mbyllet vendkalimi për këmbësorët pranë Bit-Pazarit, Qyteti i Shkupit është i vendosur të vendosë gardh dhe ta mbyll pergjithmonë

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara