www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Trump do të anashkalojë debatin e parë presidencial republikan këtë javë

Posted on August 21, 2023August 21, 2023 by User User1

Debati i parë televiziv para zgjedhjeve paraprake të Partisë Republikane në Shtetet e Bashkuara do të mbahet pa pjesëmarrjen e ish-presidentit amerikan Donald Trump, njoftoi DPA, duke iu referuar deklaratës së tij në rrjetin e tij social “Truth Social”.

– Publiku e di se kush jam dhe çfarë presidence të suksesshme kam pasur. Ja pse nuk do të marr pjesë në debate, shkroi Trump me shkronja kapitale, duke shtuar se do të qëndrojë larg jo vetëm nga debati i parë republikan këtë të mërkurë, por edhe nga debatet e mëtejshme televizive brendapartiake të partisë së tij.

Guvernatori i Floridës Ron De Santis, ish-zëvendëspresidenti i SHBA-së, Mike Pence dhe ish-guvernatorja e Karolinës së Jugut, Nikki Haley janë të ftuar të marrin pjesë në debat.

Zgjedhjet paraprake të Partisë Republikane do të mbahen nga janari deri në qershor 2024, pasuar nga zgjedhjet presidenciale në nëntor. Trump kryeson në sondazhet për zgjedhjet paraprake republikane./alsat.mk

Lajmet e fundit…

  • BDI mblidhet në Reçicë! Vetingu dhe reformat në parti temë diskutimi
  • Komuna e Sarajit demant ndaj inspektoratit shtetëror të ndërtimit.
  • Blerim Bexheti: Të ndryshohet edhe flamuri jo vetëm stema dhe himni i Maqedonisë
  • Meidani priti në takim Osmanin: BDI forcë politike pro-evropiane, integrimi dhe progresi kërkojnë vizion
  • Borisov: Deklarata e Mickoskit është një provokim absolut dhe nuk duhet t’i kushtohet vëmendje

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara