www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Sindikatat, nismë në Kuvend për rrogat e zyrtarëve

Posted on August 21, 2023August 21, 2023 by User User1

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë dorëzoi në Kuvend propozim për uljen e pagave të zyrtarëve për 78 për qind. Sindikatat kërkojnë ndryshime urgjente në nenin 11 të Ligjit për Pagat. “Propozojmë që rritja e pagave të të punësuarve në sektorin publik dhe të zyrtarëve të bëhet duke u bazuar në parime të barabarta pa diskriminim, në pajtim me Marrëveshjen e Përgjithshme kolektive për sektorin publik, ndërsa rregullat për punëtorët të jenë të barabarta si për zyrtarët.

Nëse Qeveria vlerëson se rritja e pagave për 10 për qind nga shtatori dhe metodologjia e përllogaritjes së pagave sipas parimit të rrogës bruto dhe koeficientit, parimi i njëjtë duhet të vlejë edhe për funksionarët”, thekson Lidhja e Sindikatave. Sipas saj propozimi i LSM-së është në drejtim të harmonizimit të pagave pavarësisht nëse bëhet fjalë për nivelin qendror apo lokal. Sindikatat theksojnë se është jologjike që të zgjedhurit dhe të emëruarit të marrin paga kaq të larta, sidomos në kohën kur punëtorët, qytetarët dhe pensionistët përballen me pasojat e krizës ekonomike e shëndetësore, rritjen e shpenzimeve për jetë, inflacionit dhe rritjen e shportës konsumatore. /alsat.mk

Lajmet e fundit…

  • BDI mblidhet në Reçicë! Vetingu dhe reformat në parti temë diskutimi
  • Komuna e Sarajit demant ndaj inspektoratit shtetëror të ndërtimit.
  • Blerim Bexheti: Të ndryshohet edhe flamuri jo vetëm stema dhe himni i Maqedonisë
  • Meidani priti në takim Osmanin: BDI forcë politike pro-evropiane, integrimi dhe progresi kërkojnë vizion
  • Borisov: Deklarata e Mickoskit është një provokim absolut dhe nuk duhet t’i kushtohet vëmendje

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara