www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Policia dënoi 666 shoferë për thyerjen e rregullave në komunikacion

Posted on August 21, 2023August 21, 2023 by User User1

Dita e diel nuk ishte ditë pushimi për policinë. Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se vetëm gjatë ditës së djeshme policia ka sanksionuar 666 shoferë në tërë territorin e vendit, të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se ajo e lejuara, duke mos kursyer edhe në vendet e banimit.

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME

“Në këtë aksion janë sanksionuar 666 shoferë,  prej tyre dyzet e pesë shoferë kanë qarkulluar me shpejtësi mbi 50 km në orë nga shpejtësia e lejuar, kurse shtatë shoferë kanë qarkulluar me shpejtësi mbi 70 km në orë nga shpejtësia e lejuar. Poashtu është konstatuar se 349 shoferë e kanë tejkaluar shpejtësinë e qarkullimit në vende të banimit kurse 317 shoferë jashtë vendeve të banimit”.

Ndërkaq, nga MPB gjithashtu informojnë se vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 177 sanksione,  prej të cilave 86 gjoba për tejkalimin e shpejtësisë së lejuar, 14 gjoba për ngasjen e automjetit pa patentë shoferë, 4 sanksione për kundërvajtje të cilat i kryejnë shoferët e motoçikletave.

Përndryshe, në mos respektimin e rregullave të komunikacionit, muaj gusht do të mbahet mend për aksidente të shumta që kanë ndodhur në trafik, që fatkeqësisht disa prej tyre kanë përfunduar me fatalitet.

Lajmet e fundit…

  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara