www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Ndryshimet kushtetuese, përplasen VMRO e Xhaferi

Posted on August 21, 2023August 21, 2023 by User User1

VMRO-DPMNE-ja akuzon kreun e Kuvendit Talat Xhaferi se ka shkelur procedurën e caktuar me Rregullore për ndryshimet kushtetuese. Sipas tyre, Xhaferi s’ka pasur të drejtë ta ndërpresë seancën por është dashur ta vendosë nismën në votim.

“Talat Xhaferi me vetëdije shkel Rregulloren për punën e Kuvendit që t’i mundësojë BDI-së dh LSDM-së të mbesin në pushtet dhe më gjatë. Xhaferi është vendosur në rolin e shpëtuesit të kolltukëve të pushtetit duke shkelur aktet juridike dhe procedurat. Xhaferi është i vetëdijshëm se kurdo që të vendosen në votim ndryshimet kushtetuese ata do të dështojnë. Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së nuk do t’i nënshtrohet asnjëfarë presioni. Koha është për zgjedhje. Mbetet përgjegjësia jonë që të mbrojmë zërin e qytetarëve,” tha Mile Lefkov, VMRO-DPMNE.

Xhaferi para mediave sqaroi se akuzat vinë me qëllim për të manipuluar publikun, se opozita i referohet një kreu tjetër nga rregullorja dhe se ka pasur raste të ngjashme të ndërprerjes së seancës edhe në të kaluarën, deri sa të krijohen kushtet për votim. Ai citoi nenin 81 të cilit thotë se i është referuar gjatë kryesimit të seancës.

“Kryetari i Kuvendit mundet ta ndërpresë seancën nëse nuk ka shumicë të nevojshme deputetësh për vendimmarrje dhe në raste të tjera kur të vlerësojë se kjo është e domosdoshme. Manipulimi me publikun, gjegjësisht tendenca për të manipuluar me publikun është evidente dhe për këtë arsye e ndjeja për nevojë dhe për obligim të sqarohem,” deklaroi Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit.

Xhaferi thotë se kohën për vazhdimin e seancës e cakton kryetari i Kuvendit kur të krijohen kushtet për votim. Tani, sipas tij, vijon faza e njoftimit të deputetëve për mënyrën e votimit dhe mënyrën e vendimmarrjes në procedurën për ndryshimet kushtetuese.

Të premten e kaluar Kuvendi filloi seancën plenare për ndryshimet kushtetuese. Seanca u ndërpre pas shterjes së fjalimeve të 9 deputetëve kurse votimi duhet të bëhet në periudhën që vjen.  /alsat.mk

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara