www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Arsovska, nismë për përmendoren e Qosetos

Posted on August 21, 2023August 21, 2023 by User User1

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska riaktualizon kërkesën për përmendoren e revolucionarit kontrovers maqedonas Andon Llazov Qoseto. Arsovska ka dorëzuar nismën në Këshillin e Qytetit të Shkupit për vendosjen e serishme të përmendores së Qosetos në një lokacion tjetër, përkatësisht mes bulevardit “Aleksandar Makedonski” dhe “Bellasica”. Në një arsyetim me shkrim nga Qyteti i Shkupit thonë se bëhet fjalë për figurë të rëndësishme historike dhe një ndër revolucionarët më të mëdhenj maqedonas, përmendorja e të cilët sipas komunikatës u hoq në mënyrë tinëzare nga udhëheqja e mëparshme.

Arsovska thotë se nuk do të lejojë që përmendorja e Qosetos të ndryshket dhe kërkon që nisma sa më shpejtë të vendoset në rend dite dhe të votohet. Përmendorja e Qosetos u hoq nga afërsia e kompleksit të Gjykatave me urdhër të Inspektoriatit të Ndërtimit të Komunës Qendër 5 vite më pare, pas konstatitimit të shkeljeve të shumta ligjore. Kohë më parë Arsovska bëri përpjekje që përmendorja të kthehet në vendin e njëjtë duke dorëzuar kërkesë në komunën Qendër.

Lajmet e fundit…

  • Studentët kërkojnë zbatim të të drejtave ligjore, reagon Rafis Aliti ndaj Mickoskit
  • Studentët shqiptarë protestojnë sot në Shkup
  • VLEN-i sot si Lidhja Komuniste e Jugosllavisë dikur, kundër studentëve, në anën e pushtetit
  • Diaspora shqiptare në Australi ngre alarmin: Gjuha shqipe nuk negociohet!
  • THIRRJE PËR PROTESTË: Studentët shqiptarë marshojnë në Shkup për Provimin e Jurisprudencës

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara