www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Tottenham fiton derbin ndaj Manchester United

Posted on August 20, 2023August 20, 2023 by User User1

Tottenham ka arritur fitore në shtëpi të vet me rezultat 2-0 kundër Manchester United në derbin e kësaj jave në Premier Ligën Angleze. Sarr (49’) dhe Martinez (autogol 83’) shënuan për Tottenhamin që arrin fitoren e parë në sezonin e ri në Premier Ligë.

Tottenhamit i ka takuar derbi i kësaj jave në Premier Ligë pasi që kanë mposhtur Manchester United me rezultat 2-0.

Në pjesën e parë nuk pati gol, me United që kishte një mundësi të mirë për të kaluar në epërsi me Bruno Fernandez në minutën e 36-të por që goditja e tij me kokë ishte shumë e dobët.

United kërkoi edhe një penallti gjatë pjesës së parë, pasi që një mbrojtës i Tottenham u pa që kishte prekur topin me dorë por kështu nuk mendoi gjyqtari i ndeshjes, Michael Olivier.

Pjesa e dytë ishte tërësisht e Tottenham, të cilët e dominuan 21 herë kampionin e Anglisë në çdo repart.

Kështu goli i epërsisë do të vinte shumë herët në këtë ndeshje me Pape Matar Sarr që shënoi në minutën e 49-të te ndeshjes për ta zhbllokuar epërsinë.

Manchester reagoi dhe ishte afër për ta barazuar rezultatin por goditja e Antony përfundoi shtyllë.

Tottenham vazhdoi ta dominonte ndeshjen dhe erdhi të goli në minutën e 82-të.

Ivan Perisic gjeti mirë në zonë Ben Davies i cili goditi e ku mbrojtësi argjentinas i United, Lisandro Martinez devijoi topin në rrjetën e portës së tij për rezultat 2-1. 

Pas kësaj fitoreje Totenham ngjitet në vendin e katër me katër pikë derisa United zbret në vendin e 10-të.

Tottenham në ndeshjen e radhës do të luan kundër Bournemouth si mysafirë kurse United do të luan kundër Nottingham Forestit në Old Trafford. /GazetaExpress/



Lajmet e fundit…

  • BDI mblidhet në Reçicë! Vetingu dhe reformat në parti temë diskutimi
  • Komuna e Sarajit demant ndaj inspektoratit shtetëror të ndërtimit.
  • Blerim Bexheti: Të ndryshohet edhe flamuri jo vetëm stema dhe himni i Maqedonisë
  • Meidani priti në takim Osmanin: BDI forcë politike pro-evropiane, integrimi dhe progresi kërkojnë vizion
  • Borisov: Deklarata e Mickoskit është një provokim absolut dhe nuk duhet t’i kushtohet vëmendje

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara