www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Mexhiti: Kemi siguruar shirita për matjen e sheqerit, zgjidhim problemet e trashëguara

Posted on August 20, 2023August 20, 2023 by User User1

Ministri i Shëndetësisë Dr. Fatmir Mexhiti ndau në faqen e tij në Facebook informacionin se ai ka kapërcyer përfundimisht problemin e trashëguar me blerjen e shiritave matës të sheqerit dhe se diabetikët do të jenë në gjendje t ‘i blejnë ato në farmaci brenda javës së ardhshme. Ai theksoi se po bëhet çdo përpjekje që sensorët e diabetit të mbërrijnë sa më shpejtë të jetë e mundur. Me ta, thotë ministri, fëmijët për herë të parë, do të jenë në gjendje të matin sheqerin në gjak pa dhimbje dhe premtoi se nuk do të ketë vonesa në furnizimin me ilaçe gjatë mandatit të tij.

“Ne zgjidhim problemet e trashëguara sepse pacientët për mua kanë qenë dhe do të jenë gjithmonë në vend të parë Zgjidhim problemin e trashëguar të mungesës së shiritave matës të sheqerit në gjak. Një sasi e mjaftueshme lentësh për të përmbushur nevojat e diabetikëve, tashmë është  rrugës për në vendin tonë, dhe brenda javës së ardhshme ato do të jenë në dispozicion edhe në farmacitë. Gjithashtu po bëjmë çdo përpjekje, që sa më  shpejtë të mbërrijnë edhe sensorët për diabetikë që për herë të parë do të jenë në gjendje të përdoren nga fëmijët për matjen e sheqerit pa dhimbje. Me këtë do të përmbushim një nga kërkesat më të rëndësishme të diabetikëve. Falënderoj pacinetët për durimin dhe më vjen keq për situatën e krijuar si pasojë e mosveprimit dhe neglizhencës së Bekim Salit. Siç kam premtuar, për sa kohë që unë do të jem ministër, nuk do të ketë vonesa në barnat e ofruara nga Ministria e Shëndetësisë ”, ka shkruar ministri Fatmir Mexhiti./almakos

Lajmet e fundit…

  • BDI alarmon për “grryerjen” e Marrëveshjes së Ohrit: Akuza për presion politik ndaj ish-zyrtarëve
  • Ja kush e fiton BBV5 Albania!
  • Real Sociedad shpallet kampion i kupë së Spanjës
  • Keqperdorime te veturave zyrtare në ministrinë e Stoilkoviçit!
  • Irani sulmon anije në Ngushticën e Hormuzit, Trumpi thotë se “ata s’mund të na shantazhojnë”

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara