www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Klopp me vlerësim brutal për debutimin e Endos

Posted on August 20, 2023August 20, 2023 by User User1

“E tmerrshme”, kështu e ka vlerësuar Jurgen Klopp debutimin e Wataru Endos për Liverpoolin.

The Reds triumfuan 3-1 ndaj Bourneouth, por trajneri gjerman pati vlerësim shokues për japonezin që bëri debutimin, pak ditë pasi kaloi nga Stuttgarti.

“Ndeshja e parë, kur hyri, mendoj se pamë që Harvey (Elliott), i cili është në një moment shumë të mirë, hyri edhe në këtë lojë dhe vraponte majtas e djathtas dhe rrahjet e zemrës ishin 240″, ka thënë fillimisht Klopp.

“Do të kishte qenë pothuajse e njëjta gjë për Endon. Dy ditët që ai i kaloi (në stërvitje) – nuk është çudi”.

“Ai bëri absolutisht mirë, por ai u fut në fushë dhe nuk kishte absolutisht asnjë ide se çfarë të bënte”.“Kam folur këtë mëngjes me të se si do të dukej pozicioni i tij me 11 lojtarë. Një 4-4-1 nuk ishte i përfshirë në bisedën tonë. Kjo është tani. Unë nuk mendoj se ai ka fjetur shumë në dy netët e fundit, kështu që ai hyri dhe dha gjithçka që kishte në fushë”, ka shtuar më tej strategu gjerman.

Endo u inkuadrua në fushë pas kartonit të kuq të Alexis Mac Allister. 30-vjeçari u shfaq në 30 minutat e fundit, por nuk ishte në elementin që pritej. /Telegrafi/ 

Lajmet e fundit…

  • BDI mblidhet në Reçicë! Vetingu dhe reformat në parti temë diskutimi
  • Komuna e Sarajit demant ndaj inspektoratit shtetëror të ndërtimit.
  • Blerim Bexheti: Të ndryshohet edhe flamuri jo vetëm stema dhe himni i Maqedonisë
  • Meidani priti në takim Osmanin: BDI forcë politike pro-evropiane, integrimi dhe progresi kërkojnë vizion
  • Borisov: Deklarata e Mickoskit është një provokim absolut dhe nuk duhet t’i kushtohet vëmendje

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara