www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Fituesi i edicionit të parë të Big Brother përfundon duke punuar në ndërtimtari

Posted on August 20, 2023August 20, 2023 by User User1

Ai u bë një emër i njohur brenda natës kur u shfaq në Big Brother-in e parë në Mbretërinë e Bashkuar dhe fitoi.Por këto ditë Craig Phillips, 51 vjeç, ia ka kthyer shpinën vëmendjes mediatike dhe po punon në një kantier ndërtimi, shkruan The Sun.

Ylli i spektaklit Big Brother, i cili zotëron kompaninë e tij të ndërtimit, po punonte së bashku me një ekip ndërtuesish gjatë një dite pune në Liverpool.

Ai ishte duke punuar si ndërtues përpara se të merrte famë në shfaqje dhe pasi fitoi, ai gëzoi sukses të madh si ekspert i ndërtimit.

“Më e fundit ishte ‘ndërtimi i ëndrrave’ tona, në të cilën unë dhe Laura, gruaja ime, ndërtuam një super shtëpi që kam ëndërruar ta ndërtoj për më shumë se 20 vjet. Ne ia dolëm të përfundojmë të gjitha gati për ardhjen e fëmijës tonë të parë në mars të vitit 2019”, tha ai.

Ai i dha paratë e tij të çmimit mikes së tij me sindromën Down, Joanne Harris, për të paguar për transplantin e zemrës dhe mushkërive të saj.

Paraqitja e tij vjen përpara rifillimit të Big Brother, i cilido të fillojë në tetor në Mbretërinë e Bashkuar.

/tv21

Lajmet e fundit…

  • BDI mblidhet në Reçicë! Vetingu dhe reformat në parti temë diskutimi
  • Komuna e Sarajit demant ndaj inspektoratit shtetëror të ndërtimit.
  • Blerim Bexheti: Të ndryshohet edhe flamuri jo vetëm stema dhe himni i Maqedonisë
  • Meidani priti në takim Osmanin: BDI forcë politike pro-evropiane, integrimi dhe progresi kërkojnë vizion
  • Borisov: Deklarata e Mickoskit është një provokim absolut dhe nuk duhet t’i kushtohet vëmendje

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara