www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Evropa në festë, BE i thotë “lamtumirë” gazit rus

Posted on August 20, 2023 by User User1

Bashkimi Evropian mbushi depot e gazit edhe tre muaj para afatit të planifikuar. Së fundmi, rezervat e depozituara të gazit natyror në territorin e Bashkimit kanë arritur në maksimumin historik, siç shkruan gazeta  “Politico”. Depot u mbushën shumë kohë përpara fillimit të sezonit të ngrohjes, gjë që është në përputhje me politikën e Brukselit për “shkëputje” të papritur nga gazi rus. Vendimi i BE-së për t’i dhënë fund varësisë së saj nga burimet ruse të energjisë do të thotë gjithashtu një thellim i problemeve të Kremlinit. Të enjten, depot e gazit në vendet anëtare të BE-së arritën një nivel prej 90.12 për qind të kapacitetit të përgjithshëm, që do të thotë se tashmë është përmbushur detyrimi ligjor, i cili thotë se zënia e depozitave evropiane të gazit duhet të arrijë nivelin 90 për qind deri në nëntor.

“Konfirmimi i sotëm se i kemi përmbushur obligimet para afatit, thekson se BE-ja është e përgatitur mirë për dimër.

Kjo do të na ndihmojë në stabilizimin e mëtejshëm të tregut në muajt në vijim”, tha komisioneri i Unionit për Energji, Kadri Simson . Tregu i energjisë i Bashkimit Evropian, thotë ai, është në një pozitë shumë më të favorshme se sa ishte vitin e kaluar. Natyrisht, lajmi për kapacitetin rekord të magazinimit mund të lexohet si suksesi i Bashkimit Evropian në “zhdukjen” e gazit rus, sepse para pushtimit të Putinit në Ukrainë, Bashkimi plotësonte deri në 40 për qind të nevojave të tij për gaz natyror me importe nga Rusia. “Kjo është padyshim një histori suksesi si për Komisionin Europian ashtu edhe për tregun e energjisë, por mbi të gjitha për qeveritë e vendeve anëtare”, tha Giovanni Sgaravatti, analist në institutin “Bruegel” në Bruksel./koha.mk

Lajmet e fundit…

  • BDI mblidhet në Reçicë! Vetingu dhe reformat në parti temë diskutimi
  • Komuna e Sarajit demant ndaj inspektoratit shtetëror të ndërtimit.
  • Blerim Bexheti: Të ndryshohet edhe flamuri jo vetëm stema dhe himni i Maqedonisë
  • Meidani priti në takim Osmanin: BDI forcë politike pro-evropiane, integrimi dhe progresi kërkojnë vizion
  • Borisov: Deklarata e Mickoskit është një provokim absolut dhe nuk duhet t’i kushtohet vëmendje

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara