www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Bellingham pas shkëlqimit në dy ndeshjet e para me Realin: Jam 10 herë më i mirë se te Dortmund

Posted on August 20, 2023August 20, 2023 by User User1

Jude Bellingham e ka nisur në mënyrë spektakolare aventurën e tij si futbollist i Real Madridit.

Mesfushori anglez u bashkua me Los Blancos këtë afat kalimtar veror nga Borussia Dortmund, teksa ka shkëlqyer në dy ndeshjet e para në La Liga.

20-vjeçari shënoi një gol në ndeshjen e parë ndaj Athletic Bilbao, derisa në të dytën ndaj Almerias realizoi dy të tjerë dhe dhuroi një asistim.

Bellingham shtoi se tashmë është një lojtar dhjetë herë më i mirë nga sa ishte te Borussia Dortmund pasi ka mësuar shumë të reja prej kohës kur u transferua te kryeqytetasit spanjoll.

“Lufta në fushë, përmbysjet, janë të vështira për shumë skuadra. Por, jo për Real Madrid. Pavarësisht se pësuam të parët, vijuam me lojën tonë. Pashë shokët në fushë dhe askush nga ata nuk ishte në panik, në fund morëm rezultatin që donim”.

“Përmbysjet e Realit i kam parë shpeshherë nga televizioni, tani e kuptoj shumë mirë se si vijnë ato. Në fushë ka një qetësi olimpike, unë nuk e mendoj fare humbjen me fanellën e Realit. Këtu besimi është pjesë e ADN-së”.

“Jam dhjetë herë më i mirë nga sa isha te Borussia Dortmund. Kam mësuar shumë nga shokët e skuadrës, ka një nivel mjaft të lartë. Unë jam si një “sfungjer” që mundohem të marrë çdo gjë nga shokët e skuadrës”, deklaroi mesfushori anglez.

Los Blancos paguan 103 milionë euro për transferimin e anglezit, para që pritet të arsyetohen shumë shpejtë me atë se çfarë po dhuron Bellingham në fushë. /Telegrafi

Lajmet e fundit…

  • Disa ditë nuk ka sistem në terminalin doganor në Bllacë!
  • Mickoski kërkon ekstradimin e Gruevskit!
  • Avokati i “Djallit” është marrë vesh me Prokurorinë në Maqedoninë e Veriut.
  • Kylian Mbappe me postim motivues pas eliminimit nga Championsi:
  • A po rikthehet protesta? Studentët: Fillkov, a të mori malli?

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara