www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Skandal në Gjermani / Priftërinjtë shikonin materiale pornografike nga kompjuterët zyrtarë 

Posted on August 19, 2023August 19, 2023 by User User1

Priftërinjtë dhe stafi i Kryedioqezës së Këlnit po shikonin pornografi në kompjuterët zyrtarë, konfirmoi kryepeshkopi Rainer Maria Woelki, përcjell KlanM. Mediat gjermane raportojnë se janë regjistruar rreth 1000 përpjekje për të parë faqe pornografike, njofton makfaks. Një prift i moshuar është në mesin e 15 personave të identifikuar, raportoi gazeta Kellner Stadt-Anzeiger.

Kryepeshkopi Rainer Maria Woelki tha se kishte urdhëruar një hetim. Shikimi i pornografisë në kompjuterët e kryepeshkopatës, siç përcjell KlanM, është rreptësisht i ndaluar, siç është qasja në materialet e drogës dhe dhunës. Shumica e aktivitetit të dyshimtë lidhet me faqet pornografike, sipas Kellner Stadt-Anzeiger.

Në një deklaratë të dhënë nga kryepeshkopata për BBC, kardinali Woelki tha se ishte “i zhgënjyer që stafi u përpoq të hynte në faqet pornografike”. Guido Assmann, famullitar i përgjithshëm i Këlnit, tha se organizata e tij ishte “shumë e vetëdijshme për problemin”. “Jam i kënaqur që sistemet tona të sigurisë janë efektive,” tha ai.

Raportet vijnë pas një sërë skandalesh që kanë përfshirë kryedioqezën, më e madhja e Gjermanisë me më shumë se dy milionë anëtarë. Një raport i vitit 2021 zbuloi se midis viteve 1975 dhe 2018, kishte më shumë se 200 abuzues dhe më shumë se 300 viktima – kryesisht nën 14 vjeç – në Kryedioqezën e Këlnit./KlanMacedonia

Lajmet e fundit…

  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve
  • Kryeministri pret që Radev të diskutojnë për të gjitha temat! Për shkak të LSDM-së, Mickoski s’pret përmirësim të marrëdhënieve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara