www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Sipas Zejdit po rrezikohet ardhmëri nga disa deputetë nacionalshovinist maqedonas

Posted on August 19, 2023August 19, 2023 by User User1

Deputeti i pavarur, Skender Rexhepi-Zejdi përmes një shkrimi në rrjetet sociale thotë se ardhmëria e vendit po rrezikohet nga disa deputetë nacionalistë e shovinistë në kampion politik maqedonas. Zjedi thotë se të njëjtit po e thellojnë krizën ekonomike dhe sociale në vend.

“Ardhmëria e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut nuk është e rrezikuar nga fqinjët e saj, e as nga qytetarët e saj pavarësisht përkatësisë së tyre etnike apo fetare. Ajo nuk është e rrezikuar as nga shumica e deputetëve në kuvendin e RMV (maqesonas, shqiptar, turq etj.) të cilët janë më se të vetëdijshëm për peshën dhe vlerën e vendimmarrjes në vij të hapjes së rrugës drejt BE-së. I gjithë vendi ynë po dërgohet buzë greminës duke rrezikuar thellim më të madh të krizës ekonomike dhe sociale si dhe izolimin nga faktori ndërkombëtar, gjithnjë vetëm për shkak të disa deputetëve nacionalshovinist maqedonas të cilët nën petkun e patriotizmit të rrejshëm për pika të ulta politike, duke imituar Gevarën, Enver Hoxhën dhe Millosheviqin e vogël, do t’a kthejnë vendin në vitet e 90’ta”, shkruan Zejdi.

Lajmet e fundit…

  • BDI mblidhet në Reçicë! Vetingu dhe reformat në parti temë diskutimi
  • Komuna e Sarajit demant ndaj inspektoratit shtetëror të ndërtimit.
  • Blerim Bexheti: Të ndryshohet edhe flamuri jo vetëm stema dhe himni i Maqedonisë
  • Meidani priti në takim Osmanin: BDI forcë politike pro-evropiane, integrimi dhe progresi kërkojnë vizion
  • Borisov: Deklarata e Mickoskit është një provokim absolut dhe nuk duhet t’i kushtohet vëmendje

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara