www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Shqipëria e treta në botë për rritjen në turizëm, sipas statistikave të OBT-së

Posted on August 19, 2023August 19, 2023 by User User1

Organizata Botërore e Turizmit e rendit Shqipërinë të tretën për rritjen në turizëm, pas Katarit dhe Arabisë Saudite.

Kryeministri i SHqipërisë Edi Rama publikoi statistikat më të fundit të OBT-së, të cilat i referohen periudhës qershor 2022-qershor 2023.

“Ja edhe tabela krahasuese nga qershori vjet deri në qershorin sivjet, e sapopublikuar nga Organizata Botërore e Turizmit, ku Shqipëria renditet e treta për rritjen në turizëm, pas Katarit dhe Arabisë Saudite, po pa Kupën e Botës”, shkruan Rama.

Sipas INSTAT, numri i turistëve që vizituan Shqipërinë vijoi rritjen edhe përgjatë muajit qershor.Konkretisht, numri i vizitorëve jorezidentë është rritur me 76.4 % në qershor, krahasuar me qershorin e vitit të shkuar.
Në total numri i vizitorëve gjithsej është rritur me 49.7 %, në krahasim me qershorin e 2022.atsh.

Lajmet e fundit…

  • BDI mblidhet në Reçicë! Vetingu dhe reformat në parti temë diskutimi
  • Komuna e Sarajit demant ndaj inspektoratit shtetëror të ndërtimit.
  • Blerim Bexheti: Të ndryshohet edhe flamuri jo vetëm stema dhe himni i Maqedonisë
  • Meidani priti në takim Osmanin: BDI forcë politike pro-evropiane, integrimi dhe progresi kërkojnë vizion
  • Borisov: Deklarata e Mickoskit është një provokim absolut dhe nuk duhet t’i kushtohet vëmendje

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara