www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Ndryshimi i emrave të rrugëve në Tetovë, Kasami: Po presim intervenim nga kadastra

Posted on August 19, 2023August 19, 2023 by User User1

Kryetari i komunë së Tetovës pret që kadastra e Tetovës të bëjë regjistrimin e rrugëve, urave dhe lagjeve të reja që më pas ai të fillojë të bëjë riemërimin e tyre. Edhe pse një iniciativë e tillë u promovua në kohën kur në Tetovë u mbajtën zgjedhjet për këshillin komunal, deri tani nuk ka asgjë konkrete.

“Në Tetovë kemi një projekt më të gjerë, që të gjithë rrugët e Tetovës të emërohen. Edhe njëherë po e përsëris, fatkeqësisht këtu ne presim që një studim që duhet ta bëjë Kadastra e Maqedonisë, të cilin akoma nuk e kemi. Edhe më tutje ka plot rrugë në Tetovë, të cilat nuk janë të regjistruara dhe për të bërë emërimin e tyre, është obligim i Komunës. Duhet të jenë të regjistruara dhe këtë regjistrim e bën Kadastra”, tha Bilall Kasami – kryetar i komunës Tetovës.

Kasami thotë se nëse kadastra nuk e bën një gjë të tillë, gjithçka mbetet për vitin tjetër.

“Nëse ata nuk e bëjnë këtë, do të na duhet së paku vitin e ardhshëm të parashohim mjete në buxhet, sepse është një projekt që do të kushtojë dhe me këtë të bëjmë regjistrimin e rrugëve, pastaj me një vendim, duke respektuar të gjitha procedurat – të bëjmë emërtimin e rrugëve. Kjo do të jetë publike, transparente dhe do të konsultohen të gjitha shtresat e shoqërisë, të gjithë individët që do të jenë të interesuar, që të kemi një emërtim adekuat me realitetin e sotëm”, deklaroi Bilall Kasami – kryetar i komunës Tetovës.

Nga Shoqata Akademikëve shqiptarë që  bashkë me komunën e  Tetovës para zgjedhjeve lokale promovuan projektin për ndryshimin e emrave  kanë thënë  se në komunë kanë dorëzuar projektin  në shtator të vitit 2022, por akoma nuk është marr asnjë iniciativë.

Në Tetovë, ende ka shumë emra të rrugëve dhe shkollave që aspak nuk përkojnë me realitetin etnik, ku edhe pse shumica e banorëve janë shqiptarë, megjithatë ata përballen me emra që janë vendosur në kohën e sistemit komunist.

Lajmet e fundit…

  • BDI mblidhet në Reçicë! Vetingu dhe reformat në parti temë diskutimi
  • Komuna e Sarajit demant ndaj inspektoratit shtetëror të ndërtimit.
  • Blerim Bexheti: Të ndryshohet edhe flamuri jo vetëm stema dhe himni i Maqedonisë
  • Meidani priti në takim Osmanin: BDI forcë politike pro-evropiane, integrimi dhe progresi kërkojnë vizion
  • Borisov: Deklarata e Mickoskit është një provokim absolut dhe nuk duhet t’i kushtohet vëmendje

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara