Shkup, 19 gusht – Hristijan Mickovski konfirmoi se është kundër BE-së dhe dëshiron të bllokojë të ardhmen evropiane të vendit.
Mickoski dëshiron të tërheqë vendin dhe popullin edhe për 11 vjet jashtë BE-së, në izolim.
I gjithë rajoni duhet të përparojë dhe Maqedonia të jetë jashtë BE-së, e vetmuar dhe e izoluar.
Anëtarësimi në BE nuk është një lojë politike. Bëhet fjalë për të ardhmen e vendit, për përmbushjen e një objektivi strategjik dhe interesit suprem kombëtar.
Koalicioni proevropian i udhëhequr nga LSDM-ja nuk do t’i nënshtrohet kësaj sjelljeje të papërgjegjshme dhe joshtetërore të Mickoskit.
Nuk do të lejojmë që qytetarët, e ardhmja e tyre, shteti të bllokohet nga DPMNE.
Ne do të luftojmë për një të ardhme evropiane dhe do të fitojmë sepse shumica e qytetarëve të Maqedonisë qëndrojnë pas anëtarësimit në BE./zhurnal