www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Kokainë e fshehur në cigare elektronike, dy shqiptarë të arrestuar në Itali

Posted on August 19, 2023August 19, 2023 by User User1

Dy shtetas shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane për posedim dhe pazar droge.

Gjatë kontrolleve rrugore, një patrullë ndaloi një makinë të drejtuar nga njëri prej të dyve që jeton jashtë Tirolit të Jugut.
Gjatë hetimeve, burri ka tentuar të heqë qafe një cigare elektronike.

Pasi ngjalli dyshime, policia kontrolloi me kujdes si cigaren e shqiptarit, ashtu edhe dy pajisje të tjera që mbante në makinë, duke gjetur 23 doza kokainë me peshë totale rreth 20 gram.

Agjentët e seksionit të narkotikëve kanë ndërhyrë dhe kanë kontrolluar një banesë të përdorur nga një bashkatdhetar, mik i të arrestuarve.

Këtu u gjetën dhe sekuestruan 179 doza të tjera kokaine.

Më pas të dy u arrestuan dhe u vunë në dispozicion të prokurorisë publike të Bolzanos./alsat.mk

Lajmet e fundit…

  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara