www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

VMRO: Nuk jemi kundër integrimit në Bashkimin Evropian, por kundër imponimit

Posted on August 18, 2023August 18, 2023 by User User1

Ky pushtet nuk e ka legjitimitetin, dhe për më tepër, ndryshimet kushtetuese janë të imponuara. Me këtë mesazh, Gordana Siljanovska-Davkova, deputete e VMRO DPMNE-së në qëndrimin e kësaj partie lidhur me seancën e sotme. Kjo që kërkohet nga Maqedonia është në kundërshtim me vlerat evropiane theksoi Siljanovska. Ajo cilësoi konsititucionalistin Vinie se kushtetuta duhet të ndryshohet rrallë, me dorën që duhet të dridhet nga përgjegjësia, por deputetët e këtij parlamenti, duart i thyen duke e ndryshuar kushtetutën. Siljanovska tha se vendime të tilla sikurse ndryshimi i kushtetutës nuk merren pa legjitimitet, duke iu adresuar këtu qytetarëve.

”Pyetja për ju, për mua, për ne, është se nga ku na buron neve legjitimiteti për ndryshimet kushtetuese, nga BE-ja apo nga qytetarët. Çfarë thonë qytetarët? Ku e morët, ku e morëm për këtë ndryshim? A e theksuat këtë në zgjedhjet e kaluara? Kjo vlen edhe për qeverinë, për opozitën e dikurshme, por edhe për ne”, tha Gordana Siljanovska-Davkova, deputete e VMRO DPMNE-së.

Davkova bëri ndarjen me BE-në, duke thënë se shteti e dëshiron anëtarësimin, por hodhi tone kritike për qëndrimet e dyzuara të vetë unionit dhe anëtares së BE-së Bullgarisë, e cila as që i përmend maqedonasit, e jo më t’i ketë në kushtetutë.

“Nuk jemi kundër Bashkimit Evropian, nuk jemi kundër Bullgarisë, megjithatë neni 8 i Traktatit të Lisbonës, bën thirrje për reciprocitet në marrëveshjet ndërkombëtare. Le ta ndjekë Bullgaria, të paktën shembullin francez, sepse ekziston një tezë e shpikur se ka pasur një model të tillë të kushtetutës. Jo jo jo. Bullgaria është nënshkruese dhe ka ratifikuar konventën për mbrojtjen e të drejtave të pakicave. Bullgaria ka këshill për pakicat, aty nuk i ka maqedonasit, duhet ti ketë”, shtoi Gordana Siljanovska-Davkova, deputete e VMRO DPMNE-së. /Alsat.mk

Lajmet e fundit…

  • BDI mblidhet në Reçicë! Vetingu dhe reformat në parti temë diskutimi
  • Komuna e Sarajit demant ndaj inspektoratit shtetëror të ndërtimit.
  • Blerim Bexheti: Të ndryshohet edhe flamuri jo vetëm stema dhe himni i Maqedonisë
  • Meidani priti në takim Osmanin: BDI forcë politike pro-evropiane, integrimi dhe progresi kërkojnë vizion
  • Borisov: Deklarata e Mickoskit është një provokim absolut dhe nuk duhet t’i kushtohet vëmendje

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara