www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Mos e injoroni asnjëherë këtë shenjë të iPhone

Posted on August 18, 2023August 18, 2023 by User User1

Të gjithë përdoruesit e iPhone nuk duhet të injorojnë dy simbole të celularit të tyre. Nënvlerësimi ndaj këtyre shenjave mund të dëmtojë baterinë e iPhone ose ta shkatërrojë tërësisht celularin.

Bëhet fjalë për 2 simbole të trekëndëshit të verdhë brenda të cilit ka një shenjë uji.

Nëse shfaqet ndonjë prej tyre, do të thotë që iPhone ka rënë në ujë. Celularët e fundit të Apple janë rezistentë ndaj ujit nëse zhyten për 30 minuta.

Mirëpo duhet treguar edhe kujdes. Kështu, trekëndëshi i parë i verdhë shkruan që “karikimi është i pamundur”. Më tej do të shfaqet sërish i njëjti paralajmërim ku shkruhet “në vendin e karikimit ka prani të ujit”.

Kjo do të thotë që celularin duhet ta shkëpusni nga karikimi dhe të prisni deri sa të thahet tërësisht dhe të mos ketë prezencë lagështire.

Nëse aparatin tuaj iPhone e lini në karikim gjatë kohës që uji nuk ka dalë tërësisht nga pajisja, mund të dëmtoni përgjithmonë baterinë ose të shkaktoni dëmtime të tjera.

Kështu që duhet të tregoni kujdes dhe të mos injoroni këto paralajmërime të celularit.

Nëse ju shfaqen, shkëputeni nga karikimi dhe çdo pajisje tjetër të lidhur me të përmes fishës, dhe prisni deri sa celulari të thahet plotësisht. Për të arritur këtë, vendoseni iPhone në vende të thata. Procesi i nxjerrjes së ujit nga vendi i karikimit mund të zgjasë edhe 24 orë./alsat.mk

Lajmet e fundit…

  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara