www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Kështu duket skuadra më e vlefshme në botë me lojtarë që kanë mbi 30 vjeç – mungojnë Messi dhe Ronaldo 

Posted on August 18, 2023 by User User1

Futbollistët sot janë më të përgatitur se kurrë më parë dhe kjo shihet në vlerën e disa lojtarëve mbi 30 vjeç.

Më parë, një lojtar konsiderohej se kishte kaluar kulmin e tij pas ditëlindjes së 30-të, kështu që ofroheshin më pak para për ta kur transferoheshin.

Për momentin, megjithatë, disa nga lojtarët më të mirë janë mbi 30 vjet, dhe shumë prej tyre po luajnë deri mbi 35 vjet në formë të lartë, shkruan GiveMeSport.

Kjo ka bërë që përmes çmimeve të Transfermarkt të bashkohet një ekip prej 11 lojtarëve më të vlefshëm mbi moshën 30 vjeçare, i përbërë nga gjashtë lojtarë që luajnë në klubet e Ligës Premier. Madje është edhe një emër që do të jetë një befasi e madhe për shumë prej jush.

Mungojnë Ronaldo dhe Messi

Në këtë skuadër nuk përfshihen dy forcat dominuese në botën e futbollit në dy dekadat e fundit, Leo Messi dhe Cristiano Ronaldo. Messi është 36 vjeç dhe së fundmi nënshkroi një kontratë fitimprurëse me Inter Miami, duke i dhënë fund një karriere të shkëlqyer evropiane.

Rivali i tij kryesor gjatë gjithë karrierës, Ronaldo, mbeti jashtë ekipit më të vlefshëm pas kalimit në Arabinë Saudite.Sulmuesi portugez u largua nga Man Utd në fund të vitit.

Fakti që këta dy yje mbeten jashtë skuadrës do të thotë se në pozitat e tyre ka disa lojtar mbi 30-vjeç që janë më të vërtet mbresëlënës.

Lajmet e fundit…

  • BDI mblidhet në Reçicë! Vetingu dhe reformat në parti temë diskutimi
  • Komuna e Sarajit demant ndaj inspektoratit shtetëror të ndërtimit.
  • Blerim Bexheti: Të ndryshohet edhe flamuri jo vetëm stema dhe himni i Maqedonisë
  • Meidani priti në takim Osmanin: BDI forcë politike pro-evropiane, integrimi dhe progresi kërkojnë vizion
  • Borisov: Deklarata e Mickoskit është një provokim absolut dhe nuk duhet t’i kushtohet vëmendje

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara