Deputetja nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Ivanka Vasilevska në “Summer Click” në TV21 komentoi përçarjet në BDI di dhe partinë e re të Izet Mexhitit.
“Ajo që ndodhi në bllokun politik shqiptar, pritet tashmë pas 20 vitesh qeverisje të BDI-së. Për të qetësuar situatën në Maqedoni, morëm një parti politike që duhej të balanconte marrëdhëniet, por ajo u shndërrua në një klan të ri që tani kontrollon disa sektorë. Ja pyeteni Kovaçevskin a ka kontroll te ministrat e BDI-së, jo… A mund të shohë dikush në institucione a ka “Balancues”, jo… Sot e kësaj dite ka zyrë të dyfishtë të punësimit, ajo e partisë parti dhe zyrtare, dhe ju duhet të jeni në të dyja. Edhe disa të guximshmëve iu shpërtheu filmi dhe vendosën të ndahen”, tha Vasilevska.
