www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

BDI: Manipulimeve u ka ardhur fundi, nesër do të shohim kush është për Rusi, e kush për Europë!

Posted on August 18, 2023August 18, 2023 by User User1

Bashkimi Demokratik për Integrim konsideron se seanca e sotme për ndryshimet kushtetuese do të jetë përcaktuese për të ardhmen europiane të vendit tonë, thuhet në kumtesën e integristëve. 

“Rrjedhimisht, BDI apelon tek të gjithë deputetët që të reflektojnë mbi rëndësinë e detyrës së tyre historike që vendi të ecë përpara sepse ndryshimet kushtetuese janë hap vendimtar për vazhdimin e negociatave tona integruese europiane.

Manipulimeve të opinionit nga forca të ndryshme destruktive ju ka ardhur fundi pasiqë Bashkimi Demokratik për Integrim si parti serioze me orientim pro-amerikano-europian  ju vendosi në dispozicion të gjitha opcionet e mundshme, vetëm që mos të bllokohet procesi eurointegrues i vendit.

Bashkimi Demokratik për Integrim edhe njëherë bën thirrje deri tek partitë politike parlamentare dhe vetë deputetët të lënë anësh inatet personale dhe interesat partiake, të mos tentojnë të bllokojnë por të vendosin si prioritet të ardhmen europiane të qytetarëve.

Republika e Maqedonisë së Veriut e ka vendin në familjen e madhe europiane.

“Nesër do të shohim kush është për integrim e kush për izolim, kush për Europë, e kush për Rusi, kush për ardhmëri e kush për vend-numëro!”, thuhet në kumtesë./tv.21

Lajmet e fundit…

  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara