www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Ushqimi që i ka ndihmuar sportistët e mëdhenj në arritjet e tyre 

Posted on August 17, 2023August 17, 2023 by User User1

Po bëhet gjithnjë e më e zakonshme që sportistët t’i kushtojnë rëndësi të madhe ushqyerjes, ndërsa tash e një kohë është e zakonshme të dëgjohet duke u folur për ‘superushqime’.

Ky është emri që u jepet në dhomat e zhveshjes së ekipeve të futbollit produkteve që janë tërësisht natyrale, por përmbajnë lëndët ushqyese të nevojshme për të ndihmuar performancën.

Tashmë ushqimi që është kthyer në modë mes futbollistëve të mëdhenj janë algat e detit, pasi ato ju japin lëndë ushqyese sa herë që i hani.

Me fjalë të tjera, mund të hani alga deti para, gjatë dhe pas stërvitjes. Gjithashtu siguron shtatë herë më shumë proteina sesa mishi, perimet apo peshku. Por, është mbi të gjitha spirulina dhe klorela ato që janë më ushqyeset.

Çfarë e bën algën një superushqim

1. Është burim i fenilalaninës, përshpejton metabolizmin dhe eliminon më shpejt toksinat nga trupi.

2. Kanë fuqi ngopëse kur bien në kontakt me ujin në trup.

3. Përmban vitamina A, B1, B2, C, D, E dhe K, kalium, hekur, fibra dhe kalcium (deri në dhjetë herë më shumë se qumështi).

4. Ka veti antivirale dhe anti-inflamatore që ndihmojnë në forcimin e sistemit imunitar.

Dieta e futbollistëve

Algat kanë diçka shumë të rëndësishme për këta futbollistët: Vlera kalorike e saj është pothuajse zero.

Për këtë arsye, po bëhet gjithnjë e më e zakonshme që futbollistët e mëdhenj, duke i përfshirë edhe superyjet e futbollit, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, t’i kenë përfshirë algat në dietën e tyre.

Një tjetër sportist i njohur që e do këtë ushqim është Karim Benzema, për formën fizike të sulmuesit francez gjatë karrierës ka luajtur rol të madh dieta e tij.

Lajmet e fundit…

  • BDI mblidhet në Reçicë! Vetingu dhe reformat në parti temë diskutimi
  • Komuna e Sarajit demant ndaj inspektoratit shtetëror të ndërtimit.
  • Blerim Bexheti: Të ndryshohet edhe flamuri jo vetëm stema dhe himni i Maqedonisë
  • Meidani priti në takim Osmanin: BDI forcë politike pro-evropiane, integrimi dhe progresi kërkojnë vizion
  • Borisov: Deklarata e Mickoskit është një provokim absolut dhe nuk duhet t’i kushtohet vëmendje

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara