www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Emergjencë e shëndetit mendor, trefishohen referimet urgjente për personat nën 18 vjeç

Posted on August 17, 2023August 17, 2023 by User User1

LONDËR, 16 gusht /ATSH-DPA/ – Anglia po përballet me një urgjencë të shëndetit mendor, paralajmëroi një organizatë bamirëse, pasi shifrat zbuluan se numri i fëmijëve dhe të rinjve të referuar në njësitë e kujdesit është trefishuar në katër vjet.

“YoungMinds” gjithashtu i bëri thirrje qeverisë të marrë masa për situatën e përshkallëzuar.

Analiza e të dhënave të Shërbimit Shëndetësor Kombëtar (NHS) nga shoqata bamirëse zbuloi se kishte 3 732 referime urgjente në shërbimet e shëndetit mendor për personat nën 18 vjeç, në fund të majit.

Shifra është më shumë se trefishi i 1 322 referimeve urgjente të regjistruara për të njëjtën grupmoshë në maj 2019.

Laura Bunt, shefe ekzekutive e “YoungMinds” tha se statistikat janë alarmante.

“Ata janë tregues i një sistemi të prishur dhe një qeverie që ka refuzuar të dëgjojë të rinjtë që kërkojnë ndryshim”, shtoi ajo.

“Tani jemi në një emergjencë të shëndetit mendor dhe qeveria duhet të kontrollojë shkallën e kësaj krize”, theksoi Bunt.

“Pas këtyre shifrave janë të rinjtë që kanë një nevojë urgjente për mbështetje, duke u përballur me një grup unik presionesh për një brez që po rritet, duke jetuar përmes një pandemie, një krize të kostos së jetesës dhe paqëndrueshmërisë së vazhdueshme globale’, tha ajo.

“Shumë të rinj duhet të presin muaj e vite për të pasur ndihmë, ndërsa shumë të tjerëve u thuhet se nuk e përmbushin pragun për t’u referuar në shërbimet e shëndetit mendor. Asnjë i ri nuk duhet të lihet në pritje të ndihmës ndërsa shëndeti i tyre mendor përkeqësohet”, tha Bunt.

Lajmet e fundit…

  • BDI mblidhet në Reçicë! Vetingu dhe reformat në parti temë diskutimi
  • Komuna e Sarajit demant ndaj inspektoratit shtetëror të ndërtimit.
  • Blerim Bexheti: Të ndryshohet edhe flamuri jo vetëm stema dhe himni i Maqedonisë
  • Meidani priti në takim Osmanin: BDI forcë politike pro-evropiane, integrimi dhe progresi kërkojnë vizion
  • Borisov: Deklarata e Mickoskit është një provokim absolut dhe nuk duhet t’i kushtohet vëmendje

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara