www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Britma dhe ulërima në garazh! Gruaja vritet me thikë pas shpine

Posted on August 17, 2023August 17, 2023 by User User1

Trupi i pajetë i një gruaje u gjet në bagazhin e një makine në “Piano di Sorrento”, në provincën e Napolit. Sipas disa dëshmitarëve, viktima u godit me thikë nga një burrë i veshur me të zeza teksa po hapte derën e makinës.

Pas vrasjes, trupi u fut në bagazh dhe burri u pa duke ikur me një motoçikletë. Gruaja kishte denoncuar ish-in e saj për përndjekje.

“Ishim në garazh për të kontrolluar punimet në ndërtim, kur dëgjuam britma torturuese, menduam për një grindje, pastaj britmat u bënë edhe më torturuese dhe në atë moment vendosëm të shkonim të shikonim. 

Skena ishte e tmerrshme. Shkuam me vrap. Kur mbërritëm pamë diçka të frikshme. Kjo grua u godit me thikë. Një zonjë nga pallati përballë pa një burrë i cili iku me vrap, i veshur me të zeza, pantallona dhe këmishë të zezë me mëngë të gjata, me kapelë dhe njolla gjaku në dorë” thanë disa nga dëshmitarët shkruajnë mediat italiane.

Lajmet e fundit…

  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara