www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

As një vit të martuar, Britney Spears ndahet nga burri

Posted on August 17, 2023August 17, 2023 by User User1

Këngëtarja Britney Spears dhe bashkëshorti i saj, Sam Asghari, thuhet se janë ndarë pas pak më shumë se një viti martesë.

“Ata janë të ndarë dhe kjo është më e mira për Britneyn”, tha një burim i NBC News në një mesazh me tekst për transmetuesin – rrjeti partner i Sky News në SHBA.

Asghari ka bërë kërkesë për divorc, sipas një burimi të dytë, i cili tha se ai ishte larguar nga shtëpia që çifti ndante dhe po jeton në shtëpinë e tij.

Spears postoi një foto të saj në Instagram duke hipur mbi një kalë në plazh të mërkurën, pasi disa media amerikane raportuan se marrëdhënia po merrte fund.

Spears dhe Asghari u martuan në një ceremoni të mbushur me fytyra publike në shtëpinë e këngëtares  në Los Anxhelos në qershor 2022, transmeton KK. Spears kishte qenë më parë e martuar me Kevin Federline, me të cilin ka dy djem adoleshentë, Sean dhe Jayden.

Ajo ishte gjithashtu e martuar me Jason Alexander në vitin 2004, por martesa u anulua pas vetëm 55 orësh.

Lajmet e fundit…

  • BDI mblidhet në Reçicë! Vetingu dhe reformat në parti temë diskutimi
  • Komuna e Sarajit demant ndaj inspektoratit shtetëror të ndërtimit.
  • Blerim Bexheti: Të ndryshohet edhe flamuri jo vetëm stema dhe himni i Maqedonisë
  • Meidani priti në takim Osmanin: BDI forcë politike pro-evropiane, integrimi dhe progresi kërkojnë vizion
  • Borisov: Deklarata e Mickoskit është një provokim absolut dhe nuk duhet t’i kushtohet vëmendje

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara