www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Tuneli Tetovë-Prizren në fazë të marrëveshjes financiare

Posted on August 16, 2023August 16, 2023 by User User1

Tetovë, 16 gusht – Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në Kosovë, Liburn Aliu dje me kërkesë të kryeministrit Albin Kurti ka realizuar takim me kreun e BDI-së Ali Ahmeti. Aliu tha se në takim është folur për rrugën Tetovë-Prizren, ndërsa theksoi se autoritetet janë në fazën e marrëveshjes financiare për tunelin që do të duhet të ndërtohet.

“Kjo rrugë tashmë e ka studimin e fizibilitetit që është realizuar nga Maqedonia e Veriut. Jemi në fazën e marrëveshjes financiare për ta realizuar projektin, dizajnin edhe për tunelin e përbashkët dhe pastaj të kalojmë në fazën e realizimit të plot të këtij projekti”, tha ministri Aliu.

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti tha se ekipet ndërqeveritare merren seriozisht me këtë çështje, që projektimi të mbyllet sa më shpejtë dhe të nis realizimi. “Rrugët lehtësojnë qarkullimin, qarkullimi mundëson ekonomi më të zhvilluar, më të përparuar dhe besoj që ekipet ndërqeveritare merren seriozisht dhe aktivisht me këtë çështje, që projektimi të përfundojë sa më shpejtë”./koha.mk

Lajmet e fundit…

  • BDI alarmon për “grryerjen” e Marrëveshjes së Ohrit: Akuza për presion politik ndaj ish-zyrtarëve
  • Ja kush e fiton BBV5 Albania!
  • Real Sociedad shpallet kampion i kupë së Spanjës
  • Keqperdorime te veturave zyrtare në ministrinë e Stoilkoviçit!
  • Irani sulmon anije në Ngushticën e Hormuzit, Trumpi thotë se “ata s’mund të na shantazhojnë”

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara