Një delegacion i ministrisë së jashtme serbe, që ka shkuar në Teheran, do të porosisë 20 mijë dronë shahed 136, me Teheranin që thotë se nuk ka pengesa për përmirësimin e marrëdhënieve. Sipas The Geopost, irani po armatos fundamentalistët ortodoksë në Rusi, Armeni dhe Serbi, kundër botës katolike, prej dy vitesh.
Zëvendësministri i jashtëm serb, Goran Aleksic, që ndodhet në tegeran në krye të delegacionit, do të zhvillojë një raund të dytë konsultimesh politike me Iranin, dhe u takua të dielën pasdite me homologun e tij në republikën islamike, Ali Bagheri. Irani ka treguar ambicje për të zgjeruar ndikimin e tij në ballkan dhe ka zbuluar serbinë si një vend partner. Irani po shënjestron kështu sektorin e sigurisë për të shitur armët e tij në Serbi. Bagheri e cilësoi promovimin e bashkëpunimit tregtar mes Iranit dhe vendeve të ballkanit, vecanërisht serbisë, si një nevojë – u tha në një deklaratë të ministrisë iraniane. Ndërkohë, zëvendës ministri serb ka thënë se ndodhet në iran për të cuar përpara marrëdhëniet mes dy vendeve. Serbia, ashtu sic ka bërë edhe me rusinë, nuk ka pranuar të mbështesë politikat e vendeve perëndimore për sa i takon Iranit. Beogradi ndjek strategjinë e rusisë duke blerë armë nga Irani, një vend ky i sanksionuar nga perëndimi.
Deri në fund të korrikut 2023, irani kishte dërguar të paktën 400 dronë shahed dhe mohajer në rusi ndërsa ka paralajmëruar se do të fillojë të eksportojë edhe serinë më të vogël Shahed 101, që rusia pritet ta përdorë së shpejti në luftën në Ukrainë. Në këmbim, irani ka marrë fonde dhe mbështetje nga rusia për programet e tij hapësinore dhe raketore./shqipmedia
