www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Prokuroria Themelore në Shkup ka ngritur aktakuzë kundër shtetasit serb nga Republika e Turqisë

Posted on August 16, 2023August 16, 2023 by User User1

Prokuroria Themelore në Shkup ka ngritur aktakuzë kundër shtetasit serb nga Republika e Turqisë për veprën penale – Kontrabandim, si dhe kundër doganierit maqedonas i cili akuzohet se e ka ndihmuar në kryerjen e veprës penale. Më 20 mars, i pandehuri ka mbërritur në aeroportin e Shkupit me fluturim nga Stambolli për në Shkup dhe duke iu shmangur kontrollit doganor ka transferuar 43,13 kilogramë stoli të ndryshme ari në vlerë rreth 2.200.000 euro.

Me largimin e pengesave për kryerjen e veprës penale, i akuzuari doganier, i cili në atë moment nuk ka qenë në krye të detyrës, e ka ndihmuar me vetëdije. Nëpunësi doganor ka tentuar ta ndihmojë të shmangë kontrollin doganor, duke e drejtuar fillimisht në korridorin e “gjelbër” të bagazhit pa mallra për të deklaruar. Megjithatë, ai korridor ka qenë i mbyllur me shirit sigurie dhe të gjithë pasagjerët janë drejtuar në korridorin e “kuq” për kontroll dhe skaner. Duke mos marrë parasysh këtë drejtim, doganieri ka lëvizur shiritin e sigurisë, ka kaluar vijën doganore së bashku me të akuzuarin dhe është nisur drejt daljes së aeroportit. Në atë moment kanë ndërhyrë edhe zyrtarë të tjerë doganor, pas çka të pandehurit janë ndaluar dhe gjatë kontrollit të bagazheve janë gjetur stoli ari./almakos

Lajmet e fundit…

  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara